Home / Lajme / Rajon / Lushnjë, nëna 71 vjeçe kthehet nga Italia, mbyt me thonj djalin e vet

Lushnjë, nëna 71 vjeçe kthehet nga Italia, mbyt me thonj djalin e vet

14 korrik-E moshuara ndodhej në Itali tek vajzat e saj, kur është telefonuar nga djali që të rikthehej në Lushnjë, pasi ai vetë nuk kishte si të gatuante, për shkak se kishte djegur duart me gëlqere.

Pëllumb Ahmeti, një djalë nga Lushnja, është vrarë nga nëna e tij, pasi ai i kishte pohuar: ”…do të mbys, do të therr natën moj k…”

Ngjarja e rëndë është shënuar në 3 prill 2015 në qytetin e Lushnjës, ku 71-vjeçarja Hatixhe Ahmeti ka mbytur me thonj në banesën e saj, djalin e vet, Pëllumb Ahmeti.

E moshuara ndodhej në Itali tek vajzat e saj, kur është telefonuar nga djali që të rikthehej në Lushnjë, pasi ai vetë nuk kishte si të gatuante, për shkak se kishte djegur duart me gëlqere.

Madje i biri e ka kërcënuar duke i pohuar se nëse nuk vinte, do e shkatërronte dhe shiste shtëpinë që ndodhet në Lushnjë. Për pasojë 71-vjeçarja ka udhëtuar nga Italia në Lushnjë. Pasi është rehatuar në banesë kanë ngrënë drekë së bashku me djalin, 71-vjeçarja Hatixhe Ahmeti ka mbytur me thonj në banesën e saj, djalin e vet.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *