Home / Lajme / Maqedoni / MASH: Në çdo 2 vite realizohet rangimi i institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë

MASH: Në çdo 2 vite realizohet rangimi i institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë

30 korrik-
MASH, edhe me këtë rast thekson, se gjithnjë është në kërkim të formave dhe rrugëve të reja për rritjen e kualitetit në arsimin e lartë, gjithnjë duke u drejtuar nga përcaktimi i shenjtë dhe përcaktues për ardhmërinë e një shoqërie dhe populli: arsim cilësor – për gjenerata të reja të shëndosha.

Në përputhshmëri me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë, me qëllim të zhvillimit dhe ruajtjes së kualitetit të arsimit të lartë, në çdo dy (2) vite, detyrimisht realizohet rangimi i të institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të regjistruara në Regjistrin e institucioneve të arsimit të larta në Republikën e Maqedonisë. Rangimi i institucioneve të arsimit të lartë e realizon subjekti juridik i zgjedhur në bazë të shpalljes publike ndërkombëtare, në një procedurë të regullt të paraparë sipas Ligjit për furnizime publike. Kriteriumet e Subjektit (operatorit ekonomik) i cili bën rangimin e institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë janë të përshkruara me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë. Mjetet e nevojshme për realizimin e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Konform asaj që u theksua më sipër, deri më tani është realizuar dy herë, në çdo dy vite, rangimi i institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni. Që në të dy Shpalljet publike për shërbim – Rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, e ofruar nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, fitues doli Qendra për universitetet e klasës botërore pranë Universitetit Xhio Tong në Shangaj. Rangimi i parë, i realizuar më vitin 2011, u krye mbi bazë të 19 indikatorëve për kualitet, kurse rangimi i dytë i realizuar më vitin 2013 u realizua mbi bazë të 21 indikatorëve për performansë akademike dhe konkurencë, parametra ato që i përkasin aspekteve kyçe të punës së institucioneve të arsimit të lartë (procesi mësimor, numri i studentëve të regjistruar, investimi në pajisje, veprimtaria shkencore-hulumtuese e kuadrit arsimoro-shkencor, dimensioni social, numri i profesorëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët më së paku një vit me karakter pune kanë qëndruar në shtet e huaja, numri i studentëve që kanë qëndruar më së paku tre muaj në kuadër të shkëmbimit të studentëve në shtetet e huaja etj.).

Qëllimi i rangimit të instucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni është që të kontribohet për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe kualitetit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, si dhe stimulimin e konkurencës në mës të këtyre institucioneve të arsimit.

Rangimi i institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë janë bërë në mënyrë transparente, rezultatet e rangimit janë bërë gjithnjë në formë publike – përmes konferencave për shtyp dhe shpallje në faqet zyrtare të MASH dhe të të gjitha institucioneve tjera që ky rangimi i vehet në shërbim.

Edhe në faqen zyrtare të MASH-it mund të haset në çdo moment rangimi i institucioneve të arsimit të lartë, ku me lehtësi mund të shihet se edhe dy universitete ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe se cilin vend janë të renditura: në rangimin e vitit 2011, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë gjendet i pozicionuar në vendin e dytë, kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës në vendin e 13; kurse në rangimin e vitit 2013, UEJL në Tetovë zën vendin e tretë, kurse USHT pozicionohet 4 vende më lartë (vendi 9) për dallim nga rangimi i paraprak i kryer.

MASH me këtë rast thekson se në përfundim e sipër është hapja e Shpalljes publike për furnizim me qëllim rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, që pritet të realizohet brenda këtij viti kalendarik.

Për opinionin më të gjërë dhe për të gjithë ata që më pak janë të informuar për mekanizmin e evaluimit të institucioneve të arsimit të lartë, MASH bën të njohur faktin se ekzistojnë dy lloj evaluimesh: evaluimi i jashtëm dhe ai i brendshëm (vetevaliumi). Evaliumi në këtë kuptim paraqet vlerësim të kualitetit të arsimit të lartë, që përfshin një numër eksplicit të procedurave për vlerësimin e kualitetit në institucionet e arsimit të lartë, të kuadrit akademik dhe i programeve studimore të tyre, sipas procedimeve, standardeve të pranueshme dhe udhëzuesit për evaluim të miratuar nga ana e institucioneve evropiane për evaluim në arsimin e lartë, si dhe të organizatave dhe asociacioneve tjera të cilat kanë rol në vendosjen dhe zbatimin e standardeve dhe udhëzuesve evropiane për evaluim të hapësirës evropiane për arsim të lartë.

Konform Ligjit për arsimin e lartë, vetavaluimi i institucioneve të arsimit të lartë, është nën kompetencë të vetë instuticionit të arsimit të lartë, kurse sigurimin e vlerësimin e kualitetit të arsimit të lartë dhe kuadrit akademik e kryen Këshilli për akreditim dhe evaluim i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

Thënë me fjalë tjera, nuk është në kompetencë të MASH evaluimi (i brendshëm, por edhe ai i jashtëm) i institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

MASH, gjithmonë dhe me kohë, në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant në vend e më gjërë, ka zhvilluar aktivitete, në kuadër të kompetencave të veta, në drejtim të vënies në binarë të shëndoshë të veprimtarisë arsimore në ciklin e arsimit të lartë.

Në këtë vijë, MASH, kohë më parë, ngriti një Komision pune, në përbërjen e së cilës ishte i kyçur edhe Inspektorati shtetëror për arsim, për qëllim mbikqyrjen e respektimit të ligjshmërisë së funksionimit dhe ushtrimit të veprimtarisë arsimore nga ana e Institucioneve private të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. Konstatimet e marra nga vizitat e drejtpërdrejta në terren dhe nga shqyrtimi i dokumentacioneve dhe akteve vetanake që rregullojnë veprimtarinë e vetë atyre institucioneve private, u shfrytëzuan nga ana e MASH për nevoja të brendshme, për marrjen e hapavedhe vendimeve konkrete në interes të përmirësimit të gjendjes nëpër këto institucione. I gjithë ky veprim është në vazhdën e programeve të punës , planeve aksionale dhe politikave të definuara dhe vendosura më parë nga ana e sektorëve dhe organeve në përbërje të MASH.

MASH, edhe me këtë rast thekson, se gjithnjë është në kërkim të formave dhe rrugëve të reja për rritjen e kualitetit në arsimin e lartë, gjithnjë duke u drejtuar nga përcaktimi i shenjtë dhe përcaktues për ardhmërinë e një shoqërie dhe populli: arsim cilësor – për gjenerata të reja të shëndosha.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *