Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet manifestimi Vera e Dobroshtit 2015

Mbahet manifestimi Vera e Dobroshtit 2015

19 korrik-Vera e Dobroshtit është një shembull për të gjithë fshatrat tjerë për mikpritjen që u bëhet mërgimtarëve pa të cilët rajoni i Pollogut do të ishte në mjerim të skajshëm, transmeton Tv Koha.Ndryshe, Televizioni Koha ka qenë edhe spoznor medial i këtij manifestimi.

Periudha e verës është kur pjesa dërmuese e mërgimtarëve kthehen në vendlindje për pushim.Pasi që ekonomia vendore varet nga të ardhurat që sjellin mërgimtarët, banorët vendas janë ata që organizojnë pritje solemne për ata në mënyra të ndryshme. Kësisoji këtë traditë tashmë që dhjet e vjet e organizon fshati Dobrosht i komunës së Tearcës. Ardhja e mërgimtarëve është një festë pak më ndryshe pasi që nga ky fshat jetojnë shumë familje larg vendlindjes. Ata vijnë e çmallen me të afërmit, ndërsa kjo është edhe një impuls më shumë për ekonominë vendore. Kështu, mbrëmë në këtë fshat në organizim të bashkësisë lokale dhe komunës së Teracës është organizuar manifestimi “Vera e Dobroshtit 2015”, manifestimi i dhjetë jubilarë pasi që për herë të parë ky eveniment është mbajtur në verën e 2005. Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, ka përshëndetur këtë eveniment duke theksuar se ky eveniment nga viti në vit është gjithnjë më i madh dhe tubon më shumë njerëz, ndërsa kjo ëstë edhe një mënyrë që mërgimtarët të mos harrojnë vendlindjen e tyre, njofton Tv Koha.
Manifestimi “Vera e Dobroshtit 2015” ka karakter kulturor prandaj edhe ishin të ftuar shoqëri kulturo-artistike, këngëtarë dhe raspodë të cilët argëtuan deri vonë mërgimtarët e fshatit Dobrosht. Shoqëritë pjesëmarrëse në këtë eveniment fillimisht kanë defiluar nëpër rrugët e këtij fshati, më pas kanë defiluar deri tek rruga e pavarësisë për të përfunduar në qendër të fshatit ku edhe kanë shpalosur programin festiv. Kështu, për këtë eveniment ishin angazhuar shoqëria kulturo-artistike Karshiaka nga Shkupi, e cila solli enkas një program të pasur për Verën e Dobroshtit, transmeton Tv Koha

Nga Tetova mysafirë kanë qenë shoqëria kulturore Jehona e Malësisë së Sharrit, e cila solli një program të vtraditave autoktone të Pollogut duke kujtuar kështu mërgimtarët me të kaluarën e pasur folklorike që disponon kjo trevë. Nuk kanë muguar as rapsodët nga Kosova të cilët sollën folklorin e pasur të Kosovës. Në këtë drejtim nuk kanë muguar as edhe rapsodët nga komuna e Tearcës të cilët enkas për mërgimtarët çdo vit janë pjesë e këtij manifestimi.Ndërsa organizatorët ishin kujdesur që të ketë edhe solistë si Nada Gjuriqi dhe Nadire Laçi. Vera e Dobroshtit është një shembull për të gjithë fshatrat tjerë për mikpritjen që u bëhet mërgimtarëve pa të cilët rajoni i Pollogut do të ishte në mjerim të skajshëm, transmeton Tv Koha.Ndryshe, Televizioni Koha ka qenë edhe spoznor medial i këtij manifestimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *