Home / Lajme / Rajon / Mbi 1000 shqiptarë dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptarë dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

5 korrik-
Forumi Rinor Islam përmes këtij ifari, pos shënimit të vlerës së Ramazanit, tenton afrimin dhe njohjen e qytetarëve të Kumanovës duke mundësuar që ata të shijojnë prej më afër besimin, kulturën dhe bindjet e bashkëqytarëve të tyre. Aktivitete

Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me komunën e Kumanovës për herë të tetë organizuan iftarin e përbashkët tradicional me rastin e muajit të Ramazanit nën moton “Të festojmë së bashku për të njëjtin qëllim, të ndajmë kënaqësinë e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellët”.

Këtë vit ky organizim u përkrah edhe nga Ministria për Vetqeverisje Lokale, Misionet e UNDP-së dhe OSBE-së.

Prezent në iftar ishim mbi 1000 persona, qytetarë të Kumanovës dhe Likovës të përkatësive të ndryshme fetare e kombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, sektorit civil, deputet të zonës, përfaqësues të institucioneve lokale e nacionale si dhe përfaqësues të organizatave dhe përfaqësive ndëkombëtare në vend.

Forumi Rinor Islam përmes këtij ifari, pos shënimit të vlerës së Ramazanit, tenton afrimin dhe njohjen e qytetarëve të Kumanovës duke mundësuar që ata të shijojnë prej më afër besimin, kulturën dhe bindjet e bashkëqytarëve të tyre. Aktivitete si ky iftar dhe të ngjashme ndihmojnë në rritjen e besimit mes qytetarëve të Kumanovës që do të rezultoj me zhvillimin e shoqërisë dhe thyerjen e barrierave ndarëse mes tyre.

Të pranishëm në iftar ishin edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, Ministri për Vetqeverisje Lokale, Lirim Shabani, Ambasadorja e UNDP në Maqedoni, Louisa Vinton dhe Ambasadorja e misionit të OSBE-së Marianne Berecz, poashtu prezent ishin nga Dioqeza e Kumanovës dhe Osogovës si dhe nga kisha ortodokse e Kumanovës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *