Home / Lajme / Maqedoni / Më së shumti kanë munguar deputetët nga opozita

Më së shumti kanë munguar deputetët nga opozita

14 korrik-Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dimovski ka pasur numër më të madh të intervenimeve procedurale, ndërsa pas tij është koordinuesit i grupit të deputetëve të BDI-së Talat Xhaferi

Nga muaji janar deri në qershor të këtij viti Parlamenti i Maqedonisë ka mbajtur 28 seanca, ndërsa karakteristike për punën e tij edhe më tej është mungesa e deputetëve nga opozita.

Nga gjithsej 28 seanca, 25 kanë përfunduar, ndërsa tre nuk kanë përfunduar. Gjashtë prej tyre kanë qenë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, Kuvendi ka sjellë 178 ligje prej të cilave 102 janë nga sfera ekonomike, 28 nga sistemi politik, ndërsa 47 nga sfera e aktiviteteve publike.

Sipas numrit 15 të “Deputeti im” liderët e dy partive më të mëdha të shqiptarëve në vend, Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thapi nga PDSH-ja, të cilët njëherit janë edhe deputetë, kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare – 28. Në këtë listë janë edhe Hazbi Lika me 49 mungesa, Ermira Mehmeti me 38, Risto Mançev me 34 dhe Amdi Bajram me 27 mungesa të arsyeshme.

Lista e deputetëve të cilët nuk kanë mungesë nga seancat plenare e kryeson njeriu u parë i Kuvendit Trajko Veljanoski, ndërsa pas tij është Andon Çibishev, Svetllana Jakimovska, Sillvana Boneva, Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja, Rosa Tupuzova Karevska etj.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja (12), Talat Xhaferi nga BDI-ja (9) dhe Kërste Mukoski nga VMRO-DPMNE-ja (8) janë deputetët të cilët kanë parashtruar numër më të madh të propozim-ligjeve në gjashtëmujorin e parë të vitit. Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar gjashtë ligje, Olga Najdenovska nga VMRO-DPMNE-ja pesë dhe Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE-ja katër.

Më së shumti amendamente në periudhën e njëjtë ka parashtruar deputetja e pavarur Roza Tupuzova Karevska – 88, ndërsa pas saj janë Ramiz Merko nga BDI-ja me 65, deputetja e pavarur Sollza Gërçeva dhe Ejup Rustemi nga BDI-ja me nga 50 dhe Olga Najdenovska nga VMRO-DPMNE-ja me 55 amendamente.

Gërçeva ka shtruar numër m[ë të madh të pyetjeve të deputetëve në seancat plenare edhe atë nëntë, Bllagica Arsovska nga VMRO-DPMNE-ja tetë, Sonja Talevska nga VMRO-DPMNE-ja dhe deputetja e pavarur Lubica Buralieva nga shtatë.

Deputetja Tupozova Karevska kryeson edhe në listën e deputetëve të cilët më së shumti janë paraqitur për diskutime në seancat plenare, pastaj vijon Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja (32), Gjorgji Koxhobashiev nga VMRO-DPMNE-ja (25), Olga Najdenovska nga VMRO-DPMNE-ja (24), Lupço Dimovski nga PS (24) dhe deputetja e pavarur Sollza Gërçeva (23). Tupuzova Karevska gjithashtu është e para në listën e deputetëve me numër më të madh të replikave gjegjësisht kundër-replikave (71), pas saj janë Sollza Gërçeva, liljana Popovska nga RDM-ja dhe Ilija Dimovski.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dimovski ka pasur numër më të madh të intervenimeve procedurale, ndërsa pas tij është koordinuesit i grupit të deputetëve të BDI-së Talat Xhaferi.

Njëzet e tre deputetë aspak nuk kanë diskutuar në seancat plenare, ndërsa gjashtëmbëdhjetë në seancat punuese dhe trupa tjerë të Kuvendit. Deputeti Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja ka pasur numër më të madh të diskutimeve në trupat punues të Kuvendit , si dhe Tupuzova Karevska.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *