Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti: Tetovarët po të ishin me vetëdije në vend se ,, Ditët e verës kulturore të Tetovës ” duhet të organizonin protesta kundër helmimit nga Jugohromi

Mehmeti: Tetovarët po të ishin me vetëdije në vend se ,, Ditët e verës kulturore të Tetovës ” duhet të organizonin protesta kundër helmimit nga Jugohromi

30 korrik-
Sipas tij, vetëm 50 metro nga ,,rruga e ombrellave”, në drejtim të sheshit të qytetit, vazhdon të gjallërojë krimi më i tmerrshëm që mund t’i ndodhë një qyteti; ballë për ballë, në çdo 10 metro distancë është hapur një kazino, ndërsa para dyerve të tyre me qindra lypsarë ditë e natë qëndrojnë me fytyra të mavijosura, pa bukë e pa strehim.

Profesori i mirënjohur Abdulla Mehmeti ka shprehur shqetësime dhe alarmin për gjendjen e rënduar në Tetovë dhe improvizimet e pushtetit. Ai këtë situatë e ka përshkruar me rastin e “Ditët e verës kulturore të Tetovës”.

Ja se çfarë shkruan profesori Abdulla Mehmeti në rrjetin social Facebook:Tetovarët, po të ishin me pak vetëdije, në vend se ‘Ditët e verës kulturore të Tetovës’ do të organizonin protesta pa ndalur me moton ‘Masakra humanitare e Tetovës’, kundër helmimit nga Jugohromi; në vend se ‘Rruga e ombrellave’, i tërë qyteti të shpallej ‘Qyteti i maskave’ mbrojtëse nga helmimi”, thekson profesori Mehmeti.

Sipas tij, vetëm 50 metro nga ,,rruga e ombrellave”, në drejtim të sheshit të qytetit, vazhdon të gjallërojë krimi më i tmerrshëm që mund t’i ndodhë një qyteti; ballë për ballë, në çdo 10 metro distancë është hapur një kazino, ndërsa para dyerve të tyre me qindra lypsarë ditë e natë qëndrojnë me fytyra të mavijosura, pa bukë e pa strehim.

“Kështu deri në theqafje do të përfundojë ky popull deri sa nuk e kupton se e udhëheqin njerëz injorantë që jetën e kuptojnë si lojë fati, aheng, përrallë. Tetovën që deri dje e kemi konsideruar qendër universitare dhe të kulturës, sot mund ta konsiderojmë si qytet i kazinove dhe kriminalitetit gjithfarësh. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë kohë, nën asnjë regjim dhe nga asnjë pushtues. Turp, turp dhe vetëm turp…”, deklaroi profesori Abdulla Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *