Home / Lajme / Maqedoni / Mesazh urimi i kryetarit Nevzat Bejta për Festën e Fitër Bajramit

Mesazh urimi i kryetarit Nevzat Bejta për Festën e Fitër Bajramit

Gostivar, me 16 Korrik – Festa e Fitër Bajrami paraqet kurorëzimin e përkushtimit dhe adhurimit të besimtarit ndaj krijuesit, dhe njëkohësisht solidaritetit me njerëzit që për momentin janë në nevojë.

Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Ditët e kaluara të muajit të bekuar të Ramazanit ishin një mundësi e mirë që besimtarët të dëshmojnë unitet, devotshmëri, solidaritet dhe mbi gjitha respekt ndaj krijuesit të gjithësisë.

Festa e Fitër Bajrami paraqet kurorëzimin e përkushtimit dhe adhurimit të besimtarit ndaj krijuesit, dhe njëkohësisht solidaritetit me njerëzit që për momentin janë në nevojë.

Uroj që në këtë Festë të Madhe të jeni të lumtur dhe të bashkuar me të dashurit tuaj, familjarët dhe miqtë, të festoni me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.

Në emër të qytetarëve të Gostivarit, administratës komunale dhe në emrin tim personal, ju uroj Festën e Madhe të Fitër Bajramit.

Paçi gjithmonë shëndet, begati, hare dhe mirëkuptim në familjet tuaja!

Qofshi të gëzuar gjithmonë si në këtë ditë feste!

Me respekt:

Kryetari i komunës së Gostivarit,
Nevzat Bejta

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *