Home / Lajme / Maqedoni / Mesazhi i muftiut të Tetovës Qani Nesimi për fitër Bajramin

Mesazhi i muftiut të Tetovës Qani Nesimi për fitër Bajramin

Muftiu i muftinisë së Tetovës Qani efendi Nesimi ka dhënë mesazhin për fitër Bajramin, ku uron në emër të Myftinisë së Tetovës besimtartët musliman.

Meazhi i Muftiut Qani Nesimi.

“Të nderuar vëllezër dhe motra,
Të dashur besimtarë!
Në emër të Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal ua bëjë për hajër festën e Fitër – Bajramit, e cila vjen si dhuratë e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh. që t’na pranojë lutjet, sadakanë dhe agjërimin.
Besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes lutjeve dhe agjërimit kanë kryer detyrimet që dalin nga Kur’ani, duke e larguar nga zemra e shpirti i tyre zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë.
Besimtari mbi të gjitha e mban premtimin e dhënë Allahut xh.sh., i duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin, e mëshiron të voglin, e respekton më të madhin dhe kujdeset për mirësjellje shoqërore, që njerëzit të kenë dashuri mes veti, të jenë një trup dhe një shpirt.
Të nderuar besimtarë!
Uroj që në këto ditë festive të Bajramit të gjithë ne me vizitat tona, të shprehim dashuri ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe të humanizmit, si dhe ju dëshiroj gëzim dhe lumturi në ambientet familjare, farefisnore dhe mbarëvëllazërore.
Allahu Fuqipotë qoftë i kënaqur me të gjithë ju!, thuhet në mesazhin e Muftiut të Tetovës Qani efendi Nesimi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *