Home / Lajme / Maqedoni / Mesila Doda: Vrasja në Kumanovë një lajm i keq për shqiptarët

Mesila Doda: Vrasja në Kumanovë një lajm i keq për shqiptarët

24 korrik- Një hiç për të cilin nuk ja vlen të sakrifikosh për më tepër jetën. Kush thotë të kundërtën është thjesht duke u përpjekur të shesë marrëzinë dhe gënjeshtrën e radhës. Zoti i forcoftë familjarët e miqtë”, ka shkruar deputetja demokrate, Mesila Doda.

Mesila Doda, deputete e Partisë Demokratike në Shqipëri, në faqen e saj në rrjetin social facebook ka theksuar se vrasja në Kumanovë ishte një lajm i keq për shqiptarët.

“Një lajm i keq vjen nga Maqedonia. Një i vrarë, Xhemail Rexhepi dhe disa të plagosur në përleshje për të zgjedhur kreun lokal të BDI. Nuk di pse ne shqiptarëve na dhimbset kaq pak jeta dhe pse e humbim për dokrra. Ngushëllime familjes së viktimës dhe një mësim i mirë duhet të na vleje të gjithëve. Jeta është e para, politika është një hiç përballë saj. Një hiç për të cilin nuk ja vlen të sakrifikosh për më tepër jetën. Kush thotë të kundërtën është thjesht duke u përpjekur të shesë marrëzinë dhe gënjeshtrën e radhës. Zoti i forcoftë familjarët e miqtë”, ka shkruar deputetja demokrate, Mesila Doda.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *