Home / Lajme / Maqedoni / Milaim Zeka:Ra perandori I Maqedonisë

Milaim Zeka:Ra perandori I Maqedonisë

15 korrik-Pas publikimit të marrëveshjes mes liderëve të partive politike në Maqedoni ka shumë reagime dhe komente të ndryshme.Gazetari nga Kosova Milaim Zeka, këtë marrëveshje e ka quajtur si një trimuf ndaj perandorit Gruevskit.

Milaim Zeka:Ra perandori I Maqedonisë.
Pas publikimit të marrëveshjes mes liderëve të partive politike në Maqedoni ka shumë reagime dhe komente të ndryshme.Gazetari nga Kosova Milaim Zeka, këtë marrëveshje e ka quajtur si një trimuf ndaj perandorit Gruevskit.
Ja postimi I plotë:

Ra perandori i Maqedonise
Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, perandori i ketij vendi, ra me ne fund. Pas nje presioni te jashtezakonshem vendor dhe nderkombetar, ai u detyru mbreme te jap doreheqje.
Largimi i tije nga pushteti, i hap rruge zhvillimit te demokracise, jo vetem ne Maqedoni, po ne gjithe rajonin e Ballkanit.
Nikolla Gruevski, duke qene nje lider shkurtabiq, i stermbushur me kompleksin e zevendesimit te Aleksandrit te Madh, si dhe duke gjetur nje teren teper te pershtatshem per krijimin e nje diktature te eger ne Maqedoni, arrit ta qoi vendin ne nje varferi te madhe ekonomike, dhe ne nje izolim ekstrem, ne raport me NATON dhe Bashkimin Evropian.
Duke qene se ai erdhi ne pushtet permes mafise dhe sherbimit sekret qe udhehiqej nga kusheriri i tije, arriti qe piramiden e kesaj mafie ta ngrise ne majat me te larta te shtetit. Permes sherbimit te tije sekret, arriti te shantazhoi dhe manipuloi ne menyre extreme krahun politik shqiptar, qofte ate ne pozite, apo ate te opozites. Edhe kur e shante opozita shqiptare, ai e dinte qe kjo behej vetem sa per hajgare dhe vetem per marketing politik. Ne anen tjeter, edhe shumica e ministrave te BDI ise, ishin futur nen tutelen e tije, ngase kishte arritur t i korruptonte, po edhe t i fuste neper pune te pista, qe ne kushte normale, po te mos ishte prokurori i shtetit nen kontrollin absolut te Gruevskit, keta ministra, do te perfundonin ne burg.
Si rezultat i gjithe kesaj, Gruevskit nuk i ngeli gje tjeter, kuptohet pas daljes ne drite te pergjimeve telefonike, perpos te kurdise rastin e Kumanoves, me shprese se jo vetem qe do te qendronte ne pushtet deri ne fundit e mandatit, po do te fitonte edhe nje mandat tjeter qeverises.
Renja e kesaj diktature tete vjecare, do te nxjerre ne drite shume skandale neveritese te kesaj qeverie, do te vetdijesoj qytetarin e mjere te Maqedonise, dhe me shprese te Zotit, do te lehetesoj jeten e rende te shqiptareve atje. Mbi te gjitha, po shpresojme se shume procese gjyqesore kunder shqiptareve do te rihapen, si dhe grupi i Kumanoves i cili eshte ne burg, jo vetem qe duhet te lirohet, po duhet sa me pare te nisin hetimet ndaj qeverise se gruevskit, e cila eshte inspiruese, iniciatore dhe organizatore e masakres se Kumanoves”, shkruan Zeka në FB, transmenton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *