Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Arsimit me kumtesë për Universitetin e ri në Shkup

Ministria e Arsimit me kumtesë për Universitetin e ri në Shkup

28 korrik-Apelojmë deri te mediat, në këtë periudhë dhe për këto ide fisnike të venë veten në funksion të ardhmërisë, mirëqenies dhe bashkëjetesës vëllazërore. Përçarjet dhe krijimi i hutive janë të njohura si politika humbase për shqiptarët.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përgënjeshtruar lajmin se BDI me iniciativë të ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi dhe BDI-së planifikohet hapja e një universiteti të ri shtetëror në Shkup.

Ktmesa e plotë
“Arsimi dhe arsimimi është çelësi i shoqërisë në përgjithësi, gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tyre, i cili promovon mirëqenien dhe përparimin e popullit të vet.
Duke u nisur nga fakti se arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie, e me të edhe të një kombi të shëndoshë dhe të zhvilluar, edhe shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, sidomos nga mëvetësimi i këtij vendi, i vunë vetes për pikësynim jetësimin e një drejte të patjetërsuar – arsimimin në gjuhën amtare në të gjitha nivelet. Iniciativat intelektuale në këtë drejtim, të përkrahura gjithkombëtarisht, me shumë përipeti e sakrifica, rezultuan edhe me vënien në jetë edhe të Universitetit të Tetovës, në vitin1994. Pra, nuk ka dilemë, funksionimi i Universitetit të Tetovës është projekt i popullit shqiptar. Por, po aq më pak dilema ekzistojnë edhe në faktin tjetër se vënien në binarë të funksionimit normal dhe legal/institucional të këtij projekti kombëtar shqiptar e bëri struktura e dalë nga lufta e 2001, pra struktura politike që vepronte në vitin 2004. Këtë e theksojmë vetëm si fakt, jo për të lavdëruar apo madhëruar këtë subjekt, por për të përshkruar një proces që ishte domosdoshmëri e kohës, imperativ i dalë nga një rregullim i ri shtetëror i Republikës së Maqedonisë.
Kjo e thënë më sipër nuk donë të thotë që subjektet politike (apo edhe ato jopolitike) duhet të ketë për ekskluzivitet dirigjimin e frymimit të këtij institucioni të lartë arsimor. MASH, gjatë gjithë kohës, me përkushtim të plotë janë përcaktuar në ofrimin e ndihmës për këtë institucion në mbarëvajtjen e aktivitetit primar të saj – arsimimin e gjeneratave të reja, arsimin e ardhmërisë së kombit tonë.
Sot, USHT është një institucion i lartë arsimor, konkurrent në tregun e dijes, i cili është në kërkim e sipër të formave dhe rrugëve për ngritjen sa më cilësorë të kësaj shtëpie të diturisë. S’do mend, MASH, madje edhe vetë USHT, është e vetëdijshme, si edhe institucionet tjera të larta arsimore në vend e më gjerë, ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, që janë rezultat i mbizotërimit të një klime gjithëpërfshirëse rajonale. Arsimi në përgjithësi, e sidomos arsimi i lartë, si materia e gjallë, është në vlugun e përpjekjeve për kompatibilitetshmërinë e veprimtarisë arsimore me hapësirën e evropiane të arsimit të lartë, është në kërkim të rrugëve për etablimin e saj konform standardeve bashkëkohore.
MASH, asnjëherë nuk ka për platformë dhe pikësynim partizimin e USHT. Politikat arsimore të promovuara nga ana e këtij subjekti politik gjithmonë kanë qenë në drejtim të avancimit të arsimit, para se gjithash, të shqiptarëve, duke mos pasur asnjëherë për pikësynim që fatin e saj USHT të lidh me rritën e cilit do subjekt politik, respektivisht të ardhmen e cilit do faktori politik. Fati i USHT duhet të jetë i lidhur me fatin e popullit shqiptarë, me përgjegjësinë kolektive të shqiptarëve për rritë të shëndoshë dhe cilësore, me ndërgjegjen e lartë intelektuale të shqiptarëve për arsim cilësor dhe shoqëri të shëndoshë.
MASH dhe Qeveria e RM-së këtë e ka dëshmuar me vepra konkrete: rritje të cilësisë së arsimit, zgjerimin e fakulteteve, kooptimin me kuadër cilësor, rritjen e numrit të studenteve, investimi në infrastrukturë, planifikimi për te themeluar fakultete të reja (fakultetin e bujqësisë dhe shkencave mësimore), kampusin e ri universitar dhe shume projekte tjera.
Përpjekjet tona nuk kanë të ndalur vetëm në këtë vend. USHT është një shtëpi e Madhe, por jo edhe aq e madhe se ti kënaq të gjitha ambiciet e shqiptarëve të Maqedonisë edhe më gjerë për arsimim cilësor dhe të afërt për çdo qytetar, por edhe në trend me kërkesat e kohës dhe tregun e punës.
Nisur nga këto përcaktime, MASH do të mirëpret dhe do të shqyrton edhe politika të reja në drejtim të zgjerimit të rrjetit të arsimit të lartë shqip, edhe përtej asaj që funksionon sot me krenari – USHT-ja.
Apelojmë deri te mediat, në këtë periudhë dhe për këto ide fisnike të venë veten në funksion të ardhmërisë, mirëqenies dhe bashkëjetesës vëllazërore. Përçarjet dhe krijimi i hutive janë të njohura si politika humbase për shqiptarët”, thuhet nW Kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *