Home / Lajme / Maqedoni / Misini: As BDI-ja nuk i beson raportit të Musa Xhaferit

Misini: As BDI-ja nuk i beson raportit të Musa Xhaferit

21 korrik-“Mospublikimi i këtij raporti nuk është për shkak të krizës politike dhe frikës se si do të reagojnë partitë tjera, por për shkak të reagimeve brenda BDI-së ndaj këtij raporti, sepse 14 vite pas nënshkrimit të saj, niveli i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit ende është shumë i ulët”, thotë Misini.

Në BDI ka pakënaqësi për Marrëveshjen e Ohrit, por gishti i përgjegjësisë drejtohet tek zëvendëskryeministri përgjegjës për implementimin e kësaj marrëveshje Musa Xhaferri, i cili është funksionari më jetë gjatë që nga hyrja e BDI-së në Qeveri.

Ky i fundit dje në një prononcim të tij për gazetën Dnevnik ka deklaruar se raporti për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili duhet të publikohet më 13 gusht, nuk është publikuar deri tani për shkak të krizës politike.

Sipas paralajmërimeve, ky raport nuk do të përmbajë shifra konkrete për nivelin e deritanishëm të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, por vetëm do të japë koordinata se si duhet të implementohet në të ardhmen kjo marrëveshje.

Për të mbuluar sadopak ngecjen e madhe në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi kanë angazhuar diplomatin Piter Fejt, për t’i bë një ekspertizë raportit që do të publikohet më 13 gusht.

Mirëpo këtij raporti jo vetëm që nuk i beson opinioni, por nuk i beson as vetë BDI-ja.

Ish deputeti i BDI-së, Hajrulla Misini, thotë për “Lajm” se “fshehja” e deritanishme e raportit më së tepërmi është për shkak të pakënaqësive brenda vetë BDI-së.

“Mospublikimi i këtij raporti nuk është për shkak të krizës politike dhe frikës se si do të reagojnë partitë tjera, por për shkak të reagimeve brenda BDI-së ndaj këtij raporti, sepse 14 vite pas nënshkrimit të saj, niveli i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit ende është shumë i ulët”, thotë Misini.

“Ka vërejtje edhe për shkak të kohëzgjatjes së implementimit të kësaj marrëveshje, e cila është dashur të mbyllet në vitin 2004”, thekson Misini.

Parashtrohet pyetja nëse BDI po fshehë shifrat për përfaqësimin e drejtë dhe a nënkupton se gjatë këtyre viteve janë punësuar aq shumë maqedonas, saqë përqindja e shqiptarëve ka rënë edhe më shumë?

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *