Home / Lajme / Maqedoni / Moszbatimi i marrëveshjes së 2 qershorit, ka gjasa të shtyhen zgjedhjet

Moszbatimi i marrëveshjes së 2 qershorit, ka gjasa të shtyhen zgjedhjet

29 korrik – Përderisa ndërkombëtarët vazhdojnë të kërkojnë që liderët politik të Maqedonisë ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni,

Përderisa ndërkombëtarët vazhdojnë të kërkojnë që liderët politik të Maqedonisë ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, njohësit e çështjeve politike thonë se marrëveshja do të zbatohet, mirëpo që punët do të zvarriten.

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se kjo udhëheqësi e korruptuar dhe kompromentuar është tejet e talentuar që tu eskivon obligimeve të marra.

“Fakt është se kjo udhëheqësi e korruptuar dhe kompromentuar është tejet e talentuar që tu eskivon obligimeve të marra, por mendoj se kësaj radhe nuk do të mundet. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare nga kjo marrëveshje do të nxjerr më shumë se sa që shkruan në të. Realisht te marrëveshjet e tilla djalli fshihet te vrimat e imta. Unë pres që bashkësia ndërkombëtare do t’i eliminoj nga skena politike edhe VMRO-në edhe BDI-në. Përndryshe nuk do të kishte logjikë që ajo të harxhoj aq energji që sërish të mbeten të njëjtit”, tha për Portalb, Bilalli.

Ai shtoi se opinioni do të ndeshet edhe me shokime më të mëdha se sa nga bombat e Zaevit.

“Kjo nuk ka ndodhur askund e aq më pak mund të ndodh në RM. Shumëçka do të lidhet për funksionimin e prokurorit special i cili ekskluzivisht do të kontrollohet nga jashtë dhe varësisht nga procesuimi i kriminaliteteve do të kanalizohen edhe proceset politike. Unë pres që opinioni të ndeshet edhe me shokime më të mëdha se sa nga bombat e Zaevit” shtoi Bilalli.

Kurse sa i përket zgjedhjeve, Bilalli thotë se pa dallim datës së potencuar, nëse bashkësia ndërkombëtare eventualisht do të ketë parashikime se sërish nuk mund të mposhten këto dy struktura, mendoj se ajo do të prodhoj ndonjë arsye qe të njëjtat të shtyhen

“Sa u përket zgjedhjeve, pa dallim datës së potencuar, nëse bashkësia ndërkombëtare eventualisht do të ketë parashikime se sërish nuk mund të mposhten këto dy struktura, mendoj se ajo do të prodhoj ndonjë arsye qe të njëjtat të shtyhen. Por, prapë se prapë mendoj se gjer ne prill kjo strukturë dukshëm më tepër do të devalvohet se sa që mund ta paramendojmë”, shtoi Bilalli.

Profesoresha Mirjana Maleska thotë për Portalb se marrëveshja ka kushte dhe afate dhe implementimi i tyre është dukë u mbikëqyrur nga vetë BE.

“Marrëveshja ka disa detyra konkrete dhe afate, dhe implementimi i të njëjës është duke u mbikëqyrur nga BE. A do të shkojë duke u zvarritur kjo punë? Nuk besoj, por më e rëndësishme është që të eliminohen arsyet themelore për eskalim dhe shfaqje të dhunës në rrugë”, tha Maleska.

Ajo shtoi se tani politikanët po zihen në mes vete dhe do të kërkojnë mënyrë se i të tejkalon këtë krizë, dhe kjo është më pak e rrezikshme nga konflikti qytetar apo etnik.

“Tani politikanët po zihen në mes vete dhe do të kërkojnë mënyrë se i të tejkalon këtë krizë, dhe kjo është më pak e rrezikshme nga konflikti qytetar apo etnik. Kufizimi institucional i qeverisë dhe ndarja e saj me opozitën është themeli i marrëveshjes, gjë që nuk mund të mënjanohet edhe pse partia në pushtet do të tentojë që japë interpretimin e saj. Atmosfera gjithashtu është e dhunshme dhe urdhëruese, por në fund nuk mund të mos realizohet marrëveshja, megjithatë ne jemi pjesë e projektit euronitegrues”, tha Maleska.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *