Home / Lajme / Maqedoni / Mot pak më i freskët me temperaturë deri 38 gradë

Mot pak më i freskët me temperaturë deri 38 gradë

31 korrik-Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa më e larta, pritet të arrijë prej 33 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe pak më i freskët. Do të ketë periudha diellore dhe reshje të kohëpaskohshme lokale dhe të shkurta shiu të cilat në disa vende do të shoqërohen me bubullima, posaçërisht në zonat malore por kryesisht do të jenë në orët e mëngjesit dhe orët e vona të natës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa më e larta, pritet të arrijë prej 33 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore me kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *