Home / Lajme / Maqedoni / MPB heshtë dhe nuk jep detaje për shpërthimin në Kumanovë

MPB heshtë dhe nuk jep detaje për shpërthimin në Kumanovë

19 korirk-Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov pesë ditë më parë theksoi se ka njohur për llojin e mjetit shpërthyes që shpërtheu në qendër të Kumanovës, por duke shtuar se po hetohet ngjarja.

Kanë kaluar një javë dhe se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me shpërthimin e fuqishëm që të dielën e kaluar tronditi qytetin e Kumanovës. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov pesë ditë më parë theksoi se ka njohur për llojin e mjetit shpërthyes që shpërtheu në qendër të Kumanovës, por duke shtuar se po hetohet ngjarja.

“Pas materialeve të konfiskuara për ekspertizë, kemi një orientim për llojin e eksplozivit, për dëshmi dhe gjurmë të tjera të cilat mund të na ndihmojnë në identifikimin e autorëve në Kumanovë”, theksoi ministri Çavkov. MPB ka paralajmëruar hetim të hollësishëm lidhur me këtë shpërthim të fuqishëm që ndodhi dy muaj pas ngjarjes tronditëse të përleshjes së armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shpërthimi ka ndodhur pas orës 04 të mëngjesit të së dielës, duke zgjuar gjithë banorët e zonës përreth. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *