Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja shkatërron armë dhe drogë e konfiskuar

MPB-ja shkatërron armë dhe drogë e konfiskuar

13 korrik-
Përveç armëve, tani janë shkatërruar rreth 893 kilogramë marihuanë, mbi 226 kilogramë hashash, 15,7 kg heroinë, 252 bimë kanabis dhe 1691 copë e tableta.

Sot në furrat e “Jugohromit” në Jegunovcë janë shkatërruar 593 copë armë të ndryshme. Në furra janë djegur 103 pushkë, 397 pistoleta, 13 pushkë, një mitralozë, 58 copë armë të ftohta dhe 21 tuba të pushkës, transmeton TetovaSot.

Ministria e Brendshme njoftoi se në vitin e kaluar, ka zbuluar dhe dokumentuar 200 krime të lidhura me trafikimin dhe posedim të armëve dhe eksplozivëve.

Janë ngritur kallëzim penal kundër 225 të dyshuarve, dhe në aksione janë konfiskuar 221 copë armë të ndryshme dhe 3102 municione.

Përveç armëve, tani janë shkatërruar rreth 893 kilogramë marihuanë, mbi 226 kilogramë hashash, 15,7 kg heroinë, 252 bimë kanabis dhe 1691 copë e tableta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *