Home / Lajme / Rajon / Murgesha çeke: Shqiptarët janë populli im

Murgesha çeke: Shqiptarët janë populli im

5 korrik-
Ajo reagoi ndaj vrasjes së dy të rinjve turistë çekë, duke qenë se edhe vetë është nga Çekia. Reagimin e saj, rrjetet sociale e morën dhe e shpërndanë menjëherë.

Mikaela Kubiçkova prej dhjetë vitesh jeton në Shkodër si pjesë e bashkësisë së motrave saleziane në Shqipëri.

Ajo reagoi ndaj vrasjes së dy të rinjve turistë çekë, duke qenë se edhe vetë është nga Çekia. Reagimin e saj, rrjetet sociale e morën dhe e shpërndanë menjëherë.

Ky është postimi i motër Mikaelës në “Facebook”:

“Miq të mi shqiptarë 🙂 Nuk mundem mos me dit çfarë u ndodhi dje turistëve të vendit tim… Dua të dini që në Çeki – kështu si edhe këtu – flitet sot tanë ditë për ngjarjen… por përveç fatkeqësisë dhe gjykimit të kriminelëve… flitet në Çeki shumë edhe për popullin shqiptar dhe për zemërmirësinë e tij me të cilën përjeton ngjarjen si tragjedi kombëtare… kriminelët mbeten të tillë, por ju jeni të shikuar me mirënjohje dhe simpati 🙂 Kështu dëgjova prej nënës sime dhe kështu jam e sigurt që edhe është 🙂 Zoti e bekoftë gjithmonë tokën dhe popullin tonë shqiptar”.shekulli

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *