Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët nuk e duan asnjë nga ministrat aktual në qeverinë kalimtare

Ndërkombëtarët nuk e duan asnjë nga ministrat aktual në qeverinë kalimtare

28 korrik-
Përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që qeverisja e përkohshme duhet të ketë personalitete me kredibilitet, profesionalizëm të dalluar dhe përvojë menaxheriale. Kabineti i ri qeverisës do të jetë më shumë teknik, i cili do të merret kryesisht me çështje formale deri në formimin e qeverisjes së dalur nga zgjedhjet e 24 prill të 2016.

Diplomatë europerëndimor në Shkup nuk duan që në qeverisjen e ardhshme të mos jetë asnjë nga ministrat aktual, sepse ata janë pjesë e skandaleve qeveritare dhe të një kabineti të korruptuar dhe kriminalizuar, që u zbardh me materialet e përgjimeve .

“Asnjëri nga ministrat aktual nuk duhet të jetë pjesë e qeverisjes së përkohshme. Qeveria e re duhet të përbëhet nga njerëz kompetent dhe që kanë frymë reformash. Nuk duam ministra demagog, që proklamohen si personalitete me kredibilitet dhe me frymën e reformatorëve, ndërsa në anën tjetër janë pinjoll dhe shërbëtor të bosëve të tyre politik. Kështu janë ministrat e dy partive dhe se ata kanë përgjegjësinë e përbashkët dhe duhet të ikin”, deklaroi për INA, një diplomatë europerëndimor në Shkup.

Përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që qeverisja e përkohshme duhet të ketë personalitete me kredibilitet, profesionalizëm të dalluar dhe përvojë menaxheriale. Kabineti i ri qeverisës do të jetë më shumë teknik, i cili do të merret kryesisht me çështje formale deri në formimin e qeverisjes së dalur nga zgjedhjet e 24 prill të 2016.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *