Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë Shkëlqimi nga Kumanova, djaloshi që shkëlqente me optimizmin e tij

Ndërroi jetë Shkëlqimi nga Kumanova, djaloshi që shkëlqente me optimizmin e tij

10 korrik-“Shkëlqimi vdiq në ditën e 23 të muajit të shenjtë të Ramazanit, në ditën e Madhe të Xhumasë. Zoti e shpërbleftë me xhehnet, ndërsa prindërve të tij, familjes Zymberi dhe të gjithë shokëve të Shkëlqimit Zoti u dhashtë durimin.

Pas një sëmundje të rëndë, sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 7-vjecare djaloshi nga Çerkezi i Kumanovës, Shkëlqim Zymberi.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e njohur si Osteosarcom – nos – intermediatede (kancer në eshtrat në këmbë).

“Shkëlqimi vdiq në ditën e 23 të muajit të shenjtë të Ramazanit, në ditën e Madhe të Xhumasë. Zoti e shpërbleftë me xhehnet, ndërsa prindërve të tij, familjes Zymberi dhe të gjithë shokëve të Shkëlqimit Zoti u dhashtë durimin.

Gjithashtu një falënderim të madh për të gjithë ata që ndihmuan me mjete finansiare dhe të ndryshme, mjekët, që u përpoqën për t’ia shpëtuar jetën Shkëlqimit, por në fund Zoti e deshi më shumë se ne.

Varrimi i Shkëlqimit bëhet sot (e premte) me namazin Xhumasë në varrezat e fshatit Çerkez të Kumanovës”, kanë njoftuar familjarë të Shkëlqimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *