Home / Lajme / Maqedoni / Ndërron jetë redaktorja e TVM-së, Fatmira Çeliku

Ndërron jetë redaktorja e TVM-së, Fatmira Çeliku

1 korrik-
E njohur si punëtore e zellshme, por edhe si njeri me karakter të butë e të këndshëm, me ikjen në amshim, Fatmira ka lënë një zbrazëtirë të madhe jo vetëm te kolegët e TVM-së, por edhe te esnafi i gazetarisë në përgjithësi.

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e njohur shqiptare, Fatmira Çeliku, redaktore në Programin për fëmijë pran televizionit shtetëror në gjuhën shqipe.
Ja si e ka përjetuar ndarjen nga jeta të gazetares Çeliku, kolegia e saj Lumturie Hajro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Më shumë se 1000 arsye kam për të ndje mungesën tënde Zonja Fatmira. Zonjë e meritoje në baze të veprave ,andaj të drejtohesha me këtë titull edhe pse pëlqeje gjithmonë thjesht “teta Fatmira”. Prehu në paqe e dashur”.

Fatmira Çeliku përveç si gazetare, ka qenë gjuhëtare e njohur, por edhe një kolege e përzemërt. Agjencia e lajmeve INA i shprehë ngushëllime familjes Çeliku dhe gjithë kolegëve të saj në TVM

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *