Home / Lajme / Maqedoni / Nënkryetari i Parlamentit maqedonas reklamon bukuritë e Ksamilit

Nënkryetari i Parlamentit maqedonas reklamon bukuritë e Ksamilit

10 korrik-Fotot e mrekullueshme të bregdetit shqiptar shoqërohen me mbishkrimin mbresëlënës, “Deti i bukur, lamtumirë Ksamil”

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar pushimet e tij, dhe duket mjaft i kënaqur me këtë zgjedhje. Ai ka qëndruar për disa ditë në Ksamil të Sarandës në fund të muajit qershor, së bashku me familjarët.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Milloshoski ka publikuar një album me fotografi, përmes të cilave reklamon bukuritë e rralla të Ksamilit. Fotot e mrekullueshme të bregdetit shqiptar shoqërohen me mbishkrimin mbresëlënës, “Deti i bukur, lamtumirë Ksamil”.

Në njërën nga fotot, ish-ministri i Jashtëm maqedonas ka dalë me djalin e tij në Butrint. Edhe pse mbishkrimi është shkrojtur në gjuhën maqedonase, Milloshoski e di shumë mirë gjuhën shqipe, për më tepër që nëna e tij është shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *