Home / Lajme / Maqedoni / Nis gjykimi i të arrestuarve në Kumanovë, amerikanët në mbrojtje

Nis gjykimi i të arrestuarve në Kumanovë, amerikanët në mbrojtje

28 korrik-Sipas mediave , avokatët janë ankuar për shkak se prokuroria deri më tani nuk u ka afruar asnjë detaj lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ka nisur procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”, ndërsa prokuroria do të fillojë të marrë deklarata nga të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit.

Sipas mediave , avokatët janë ankuar për shkak se prokuroria deri më tani nuk u ka afruar asnjë detaj lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ndërkohë që ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në përgatitjen e mbrojtjes së shqiptarëve të arrestuar gjatë këtij konflikti, por edhe për dëmet që pësuan banorët e lagjes.

Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra ka theksuar se ka ardhur të takohet me avokatët mbrojtës që të ju shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar me ekspertë juridikë, me ekspertë të kriminalistikës, pasi sipas tij me rastin e Kumanovës nuk gjykohen vetëm ata që janë arrestuar.

Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan. Zyrtarisht, në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *