Home / Lajme / Maqedoni / Nota mesatare e maturës shtetërore në qershor 3.37

Nota mesatare e maturës shtetërore në qershor 3.37

12 korrik-“Ajo që na gëzon më shumë ne, MASH dhe QSHA, është se rritje edhe në suksesin në matematikë, që është një nga politikat e Qeverisë të RM-së dje MASH” tha Safet Neziri., këshilltarë i ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Nota mesatare nga dhënia e maturës shtetërore për vitin shkollor 2014/2015 në afatin e qershorit, në të gjitha lëndët dhe në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë, është 3.37 dhe është më e lartë në krahasim me vitin e kaluar shkollor kur suksesi mesatar ishte 3.11.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Arsim (QSHA) Mirushe Ahmeti sot në konferencë për shtyp i kumtoi rezultatet përfundimtare nga matura e tetë shtetërore nga testimi në qershor, sipas të cilave ka sukses më të mirë në gjitha lëndët nga testimi.

Në lëndën gjuha amtare dhe literaturë nota mesatare është 3.47 dhe është më e lartë nga testimi në vitin 2014 (2.99), matematikë është 3.19 dhe është më e mirë nga viti i kaluar (3.04) , gjuhë angleze 3.10 (vitin e kaluar 2.88) te tre gjuhët e huaja ka gjithashtu mesatare më të lartë 3.54, krahasuar me 3.43. në vitin 2014.

Për dallim nga vitet e kaluara kur edhe në rezultatet përfundimtare u publikuan notat mesatare për arritjen për secilën gjuhë veçmas, QSHA sot i publikoi mesataret e përgjithshëm për gjuhët amtare (maqedonase, gjermane dhe turke) dhe për gjuhët e huaja përveç gjuhës angleze (franceze, gjermane dhe ruse).

Te lëndët e tjera notat mesatare janë: filozofi 3.67, estetikë 3.81, biznes 3.43, kimi 3.50, biologji 3.64, fizikë 3.44, histori 3.52.

“Ajo që na gëzon më shumë ne, MASH dhe QSHA, është se rritje edhe në suksesin në matematikë, që është një nga politikat e Qeverisë të RM-së dje MASH” tha Safet Neziri., këshilltarë i ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Rezultatet përfundimtare do të publikohen më datën 14 korrik në orën 12 kur fillon edhe afati për parashtrimin e ankesave i cili do të zgjatë tre ditë. Ata që do të kenë vërejtje nga rezultatet duhet të drejtohen te komisionet e lëndëve në shkolla dhe ankesat t’i parashtrojnë në formë me shkrim.

Në maturën shtetërore në qershor janë paraqitur 52.090 kandidatë në të gjitha lëndët, në testim morën pjesë 49.861, ndërsa kanë munguar 2229.

Për kandidatët të cilët kanë munguar në qershor, të cilët nuk e kanë kaluar testimin, afati i ardhshëm do të realizohet prej datës 17 deri 20 gusht 2015.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *