Home / Lajme / Maqedoni / NPK me apel:Kujdes me ujin në këtë periudhë

NPK me apel:Kujdes me ujin në këtë periudhë

29 korrik-Andaj NPK obligohet që gjatë ditëve në vijim në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal pranë Komunës së Tetovës të rrisin kontrollin mbi keqpërodimin e ujit për pije.Ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit për pije në numrat pa pagesë 0800 55 043 dhe 0800 808 10 “, thuhet në mes tjerash në apel, njofton Tv Koha.

Temperaturat e larta që mbizotërojnë këtyre ditëve në Tetovë kanë bërë që të harxhohet në mënyrë enorme uji I pijshëm. Edhe pse sipas autoriteteve përgjegjëse ka sasi të mjaftueshme të ujit megjithatë harxhimi enorm dhe i pakujdesshëm shkakton probleme gjatë furnizimit me ujë të pijshëm të gjithë qytetin, raporton Tv Koha.
“Ndërmarrja Publike Komunale Tetova- Tetovë apelon te qytetarët që të shfrytëzojn në mënyrë racionale ujin për pije.Ngritja e tepërt e temperaturave dhe fluksi i madh i qytetarëve për shkak të ardhjes së tyre në pushime në këtë periudhë ndikojnë në zvogëlimin e furnizimit me ujë të pijshëm në pjesët më kritike të qytetit.Për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë nuk varet vetëm nga ne si ndërmarrje, andaj ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë në shfrytëzimin racional të ujit” thuhet në apel.
Nga kjo ndërmarrje theksojnë se do të jenë të detyruar që të angazhojnë inspektoriatin për të konstatuar keqpërdorimet në vend ngjarje, transmeton Tv Koha.
“Për momentin qyteti i Tetovës furnizohet me 410 litra ujë për sekond, sasi e mjaftueshme për mbulimin e nevojave të qytetarëve, mirëpo shfrytëzimi joracional i ujit për pije, ujitja e parqeve, larja e trotuareve, oboreve, automjeteve janë faktorët kryesorë të kësajë dukurie. Andaj NPK obligohet që gjatë ditëve në vijim në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal pranë Komunës së Tetovës të rrisin kontrollin mbi keqpërodimin e ujit për pije.Ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit për pije në numrat pa pagesë 0800 55 043 dhe 0800 808 10 “, thuhet në mes tjerash në apel, njofton Tv Koha.
Në këtë periudhë zakonisht vite me radhë ka keqpërdorime enorme të ujit që shkakton të ketë edhe mungesë të ujit të pijshëm në përgjithësi për qytetin e Tetovës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *