Home / Lajme / Maqedoni / NPK:Kujdes me pastërtinë dhe ujin

NPK:Kujdes me pastërtinë dhe ujin

21 korrik-Më tej, në apelin drejtuar qytetarëve NPK-së thekson se për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë nuk varet vetëm nga ne si ndërmarrje, varet edhe nga ju qytetarë të nderuar, andaj ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e pastërtisë publike sepse kontributi juaj si qytetarë do ti ndihmojë shumë vendit ku jetojmë dhe veprojmë, transmenton Tv Koha.

Gjatë ditës së sotme me një apel drejtuar qytetarëve për mirëmbajtjen e pastërtisë ka dalur Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë. Kjo ndërmarrje apelon tek qytetarët që të mos hudhin mbeturinat në vendet ku hudhja e tyre është e ndaluar, të mos dëmtojnë sipërfaqet publike nëpër qytet dhe të ketë shfrytëzim racional të ujit për pije.Në apel thuhet. “Qëllimi kryesorë i Ndërmarrjes Publike Komunale “TETOVA” Tetovë është që me anë të shërbimeve tona komunale të jemi më afër qytetarit dhe që shërbimet tona të jenë në një nivel sa më të lartë, që të kemi një qytet më të pastër, qytet më të bukur dhe të gjelbërt dhe ujë të mjaftueshëm. Ngritja e tepërt e temperaturave dhe mungesa e rreshjeve të shiut ndikon në rënien e sasisë mesatare të ujit për pije dhe si pasojë e kësajë dukurie, në pjesët më kritike të qytetit zvogëlohet furnizimi me ujë të pijshëm. Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” Tetovë apelon deri te qytetarët që të shfrytëzojnë racionalisht ujin për pije, të mos i ujitin parqet me ujë të pijshëm, mos të ketë larje të trotuareve, oboreve automjeteve e tj, qëndron në apelin e NPK-së.Më tej, në apelin drejtuar qytetarëve NPK-së thekson se për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë nuk varet vetëm nga ne si ndërmarrje, varet edhe nga ju qytetarë të nderuar, andaj ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e pastërtisë publike sepse kontributi juaj si qytetarë do ti ndihmojë shumë vendit ku jetojmë dhe veprojmë. “Të shfrytëzojmë racionalisht ujin për pije, të mos hudhim mjete shpërthyese dhe cigare npër kontenjerë sepse përveç se vështirsojmë punët e ndërmarrjes, i rrezikojmë edhe kalimtarët e rastit dhe shkaktojmë dëme të tjera materiale, mos ti hudhim mbeturinat e ngurta (tulla, gurrë, beton, orendi shtëpiake,degë drunjësh e tj) në vende ku hudhja e tyre është e ndaluar, të mirmbajmë hapsirat gjelbëruese, të mos parkojmë automjetet në parqe, të mos hudhim mbeturina në parqe e tj, sepse vetëm kështu investojmë për një ardhmëri më të mire, shëndet dhe për një qytet më të bukur dhe më të pastër”, thuhet në fund të apelit të NPK-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *