Home / Lajme / Maqedoni / Nuk do të ketë marrëveshje mes Gruevskit dhe Zaevit, në pritje të Nuland-it

Nuk do të ketë marrëveshje mes Gruevskit dhe Zaevit, në pritje të Nuland-it

6 korrik-Kryeministri Gruevski deri tani ka bërë shumë kompromise, por ai nuk lëshon karrigen e kryeministrit. Gruevski pranon çdo marrëveshje tjetër, duke i ofruar ministritë kyçe opozitës maqedonase. Ai ka dhënë sinjale për mundësinë e tërheqjes vetëm 3 muaj para organizimit të zgjedhjeve të reja

Një pjesë e mediave maqedonase opozitare theksojnë sot se nuk do të ketë marrëveshje midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev për kapërcimin e krizës politike.

Gruevski nuk po pranon kërkesën kryesore të opozitës që të braktisë postin e kryeministrit 6 muaj para caktimit të zgjedhjeve të parakohshme. Shpresë për tejkalimin e krizës dhe arritjen e marrëveshjes pritet vizita e ndihmës – sekretares amerikane Viktoria Nuland, e cila më 13 korrik do të jetë në Shkup.

Kryeministri Gruevski deri tani ka bërë shumë kompromise, por ai nuk lëshon karrigen e kryeministrit. Gruevski pranon çdo marrëveshje tjetër, duke i ofruar ministritë kyçe opozitës maqedonase. Ai ka dhënë sinjale për mundësinë e tërheqjes vetëm 3 muaj para organizimit të zgjedhjeve të reja.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *