Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: Është koha që kriza politike të zgjidhet

Nuland: Është koha që kriza politike të zgjidhet

13 korrik-Nuland shtoi se mbeten edhe disa çështje që kërkojë zgjidhje, dhe në këtë drejtim, përshëndeti vizitën e nesërme të Komisionerit Han. Në fund, vuri në dukje se në të gjitha takimet me udhëheqësit e partive ka vërejtur vullnet politik për të gjetur zgjidhje për problemet.

Në konferencë për shtyp të mbajtur sot pas takimit mes Ndihmës Sekretares Amerikanetë Shtetit, Viktoria Nuland, dhe kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, zyrtarja amerikane tha se është koha që kriza politike në vend të zgjidhet.

Ajo tha se mbështet ambasadorin amerikan, Jess Bailey, dhe Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, në përpjekjet e tyre për të afruar qëndrimet e palëve, në mënyrë që vendi të kthehet në rrugën e drejtë, duke shtuar se mbështet marrëveshjen e nënshkruar tashmë mes palëve më 2 qershor.

Nuland shtoi se mbeten edhe disa çështje që kërkojë zgjidhje, dhe në këtë drejtim, përshëndeti vizitën e nesërme të Komisionerit Han. Në fund, vuri në dukje se në të gjitha takimet me udhëheqësit e partive ka vërejtur vullnet politik për të gjetur zgjidhje për problemet.

Kryeministri Gruevski, i cili u ndal në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Duke folur konkretisht për krizën politike,Gruevski tha se zgjidhja është e mundur vetëm nëpërmjet proceseve ligjore, institucionale dhe politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *