Home / Lajme / Rajon / Nuland sot viziton Kosovën

Nuland sot viziton Kosovën

12 korrik-Zyra e presidentes së Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, do të presë në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Nuland, po ashtu, pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, sot pritet ta vizitojë Kosovën.

Nuland, do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmëssekretaren e shtetit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.

Zyra e presidentes së Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, do të presë në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Nuland, po ashtu, pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Qëllimi i vizitës së ndihmëssekretares së Shtetit, është takimi me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës në lidhje me riprocedimin në Kuvend për ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Temë tjetër e kësaj vizite pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *