Home / Lajme / Maqedoni / Oferte speciale nga Sistina Oftalmologji

Oferte speciale nga Sistina Oftalmologji

21 Korrik – Mënjanim i dioptrisë me laser 100% i sigurt dhe pa dhimbje në Sistina Oftalmologji me çmim promovues deri më 1 shtator
Për 100 pacientët e parë çmimi është vetëm 450 euro për një sy

Spitali i specializuar për sy “Sistina Oftalmologji”, në bashkëpunim me Klinikën “Svjetllost” nga Zagrebi, Kroaci, në krye me prof. Dr.Nikica Gabriq, ekspert i njohur në botë, u ofron 100 pacientëve të parë mënjanim të përhershëm të dioptrisë me çmim prej 450 eurosh për një sy. Bëhet fjalë për intervenim skajshëm të sigurt, të padhembshëm dhe të shpejtë, me të cilin pacientët do të çlirohen përgjithmonë prej syzave dhe thjerrave. Intervenimet kirurgjike realizohen në seksionin e ri refraktiv të “Sistina Oftalmologji”, nën udhëheqjen e prof. Dr. Nikica Gabriq i cili para 18 viteve e ka bërë operacionin e parë me laser në rajon për korrektimin e dioptrisë. Ky operacion në botë realizohet tani më 30 vite dhe mbi 50 milionë njerëz e kanë bërë këtë intervenim.

Operacionet veç më kanë filluar, ndërsa javën e kaluar te 20 persona ishte mënjanuar dioptria me sukses. Intervenimi kirurgjik i një syri nuk zgjat më shumë se 5 minuta, kurse pacientët të cilët e bënë intervenimin u prononcuan se nuk kanë ndjerë asnjë dhimbje gjatë intervenimit dhe se menjëherë pas operacionit kanë parë pothuajse 100%. Operacionet për mënjanimin me laser të dioptrisë janë realizuar me metodën LASIK, me ndihmën e laserit Wavelight 400 HZ IQ, që paraqet teknologji sipërore në botë, e cila garanton siguri maksimale te pacientët dhe mënjanim të tërësishëm të dioptrisë e cila nuk kthehet kurrë. Prof. Dr. Nikica Gabriq gjithashtu i ka operuar sytë e vet pikërisht me këtë tip të laserit, i bindur fortë në efikasitetin e tij.

Me fillimin e operimit me laser të dioptrisë në programin e vet, “Sistina Oftalmologji” u rendit ndër klinikat më bashkëkohore të rajonit, duke u mundësuar qytetarëve të Maqedonisë intervenim sipëror të cilin mund ta bëjnë në vendin e vet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *