Home / Lajme / Maqedoni / Ohri pushtohet nga fluturat

Ohri pushtohet nga fluturat

9 korrik-Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër në 4 ditët në vijim paralajmërojnë dezinfektim. Megjithatë, sipas drejtorit Atanasko Mihajlov, spërkatja nuk do të jetë zgjidhje e përhershme dhe se për këtë nevojitet ndërhyrja e Ministrisë së Bujqësisë, për shkatërrimin e larvave dhe mos lejimin e përsëritjes së këtij fenomeni, sidomos në mes të sezonit turistik.

Flutura të bardha kanë pushtuar Ohrin gjatë dy ditëve të kaluara. Brezi përgjatë bregut deri tek burimet e Biljanës është zbardhur nga fluturat në orët e mbrëmjes, ndërkohë që çatitë e shtëpive si dhe pemët thuajse nuk shihen në thuajse gjithë qytetin. Sipas informatave, dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të problemeve me alergjinë, kruajtjet nëpër trup etj. Prindërit kanë kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre sepse në trup kanë pasur fshika. Për këtë flasin këto dy pamje që i dërgoi një qytetar nga Ohri. Pediatrit kanë punë të shtuar tashmë.

Biologët thonë se bëhet fjalë për llojin e fluturës së natës “Euproktis Krisoroea” që ekziston në Maqedoni. Me siguri, këtë vit ky lloj fluturash është shtuar së tepërmi. Trajçe Taleski nga Enti hidrobiologjik në Ohër thotë se bëhet fjalë për një dukuri të shkaktuar nga ndonjë çrregullim i mundshëm në natyrë. Prej mbrëmë flutura të tilla janë paraqitur edhe në pjesën e Strugës dhe rrethinës. Edhe atje qytetarët kërkojnë ndërhyrje me spërkatje. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër në 4 ditët në vijim paralajmërojnë dezinfektim. Megjithatë, sipas drejtorit Atanasko Mihajlov, spërkatja nuk do të jetë zgjidhje e përhershme dhe se për këtë nevojitet ndërhyrja e Ministrisë së Bujqësisë, për shkatërrimin e larvave dhe mos lejimin e përsëritjes së këtij fenomeni, sidomos në mes të sezonit turistik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *