Home / Lajme / Maqedoni / Padi penale për vrasjen e Argëtim Asanit nga Struga

Padi penale për vrasjen e Argëtim Asanit nga Struga

26 korrik-
“Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Asani ka dalë nga një objekt afarist i locuar në rrugën ‘Marks dhe Engels’ në Strugë. Për momentin, nga automjeti motorik i markës “Golf” me ngjyrë të argjendtë metalik ka dalë i dyshuari dhe ka shtënë 14 plumba drejt Argëtim A., i cili rrugës drejt Spitalit të përgjithshëm në Strugë i është nënshtruar plagëve”, sqaroi Dimoski.

Kundër njëzetë e trevjeçarit A.K. nga fshati Veleshtë e Strugës është ngritur padi penale për “vrasje” dhe “përpunimin e palejueshëm, mbajtjen dhe tregtimin me armë apo materiale spërkatëse”, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Personi dyshohet për vrasjen e djeshme të Argëtim Asanit (42) nga Struga. I padituri në rrugën “Marks dhe Engles” nga pistoleta ka shtënë 14 herë dhe e ka vrarë Asanin.

“Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Asani ka dalë nga një objekt afarist i locuar në rrugën ‘Marks dhe Engels’ në Strugë. Për momentin, nga automjeti motorik i markës “Golf” me ngjyrë të argjendtë metalik ka dalë i dyshuari dhe ka shtënë 14 plumba drejt Argëtim A., i cili rrugës drejt Spitalit të përgjithshëm në Strugë i është nënshtruar plagëve”, sqaroi Dimoski.

Vdekja, shtoi ai, është konstatuar nga një mjek në repartin kirurgjik në kuadër të spitalit të përgjithshëm në Strugë.

“Pas ekspertizës tekniko kriminalistike në vendin e ngjarjes të kryesuar nga prokurori publik dhe pas masave të tjera, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.K., me ç’rast në oborr është vërejtur automjet udhëtarësh ‘Golf’ me tabela të Strugës. Në bagazhin e automjetit është gjetur një pistoletë e markës “HS” me kornizë pa municion”, theksoi Dimoski.

Gjësendet e gjetura përkohësisht janë marrë, ndërsa arma është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *