Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim 30 ditor për dy veta lidhur me vrasjen e komandant Shqiponjës

Paraburgim 30 ditor për dy veta lidhur me vrasjen e komandant Shqiponjës

26 korrik-Tek të dyshuarit është gjetur edhe arma, me të cilën është kryer vrasja. Prokuroria Publike ka theksuar se ka kryer obduksionin, ka kryer ekspertizën e armës si dhe të video materialeve, për shkak se objekti ka qenë nën monitorimin e kamerave të sigurisë.

Gjykata e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për dy persona të dyshuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit, – komandant Shqiponjës, që u vra të enjten në një lokal të Kumanovës, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Njëri nga personat që i`u shqiptua paraburgimi është Bajram Limani, ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë, i cili vetë ka pranuar veprën.

Tek të dyshuarit është gjetur edhe arma, me të cilën është kryer vrasja. Prokuroria Publike ka theksuar se ka kryer obduksionin, ka kryer ekspertizën e armës si dhe të video materialeve, për shkak se objekti ka qenë nën monitorimin e kamerave të sigurisë.

Incidenti ndodhi në lagjen Bedinje në Kumanovë në lokalin “Shpija Jon”. Në këtë incident u plagosën edhe dy të tjerë, që ishin shoqërues të Xhemail Rexhepit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *