Home / Lajme / Maqedoni / Parkimi zonal konform ligjit, paralajmërohet padi penale për shpifje

Parkimi zonal konform ligjit, paralajmërohet padi penale për shpifje

14 korrik-Se Komuna e Gostivarit ka zbatuar me korrektësi parkimin zonal, këtë e dëshmon mbështetja që erdhi nga qytetarët e Gostivarit, të cilët e kuptuan drejtë qëllimin e vërtetë të aplikimit të parkimit me pagës, e që mëton shmangien e kaosit në komunikacion në pjesën qendrore të qytetit. Se është kështu, tregon dhe fakti se tashmë komunat fqinje po ndjekin të njëjtat procedura për aplikimin e parkimit zonal.

Në lidhje me reagimin e lëshuar nga dega e RDK-së me titull “Parkimi zonal në Gostivar është jo i ligjshëm”, Komuna e Gostivarit jep sqarimin me sa vijon:

Shpifja nuk është metodë e cila duhet të na shërbejë për të bërë politikë ditore, aq më tepër kur jemi në muajin e bekuar të Ramazanit.

Një e pavërtetë që u tha në seancën e 21 të Këshillit të Komunës së Gostivarit nga ana e këshilltarit komunal,Vesel Memedi, dega e RDK-së nuk nguroi ta promovoi si komunikatë edhe në media.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani para këshilltarëve sqaroi se deri tani parkingjet dhe gjelbërimi si veprimtari kanë funksionuar në suaza të Ndërmarrjes publike për veprimtari komunale “Komuanlec”.

Por nga mosdija apo dëshira për të shpifur përmes reagimit të pakuptimtë deshi të dezinformon opinionin. Nuk është e vërtetë edhe pretendimi që nuk ekziston pëlqimi për marrëveshjen e partneritetit publiko-privat për menaxhimin e parkingjeve. Edhe këtu gënjehet opinioni me vetëdije. Pëlqimi është ekziston dhe është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, bazuar në kompetencat e veta. Themelues i ndërmarrjes është Komuna e Gostivarit, andaj edhe pëlqimi për partneritet publiko-privat me kompaninë private “Duna Computers”, është nënshkruar nga kryetari i Komunës.

Se Komuna e Gostivarit ka zbatuar me korrektësi parkimin zonal, këtë e dëshmon mbështetja që erdhi nga qytetarët e Gostivarit, të cilët e kuptuan drejtë qëllimin e vërtetë të aplikimit të parkimit me pagës, e që mëton shmangien e kaosit në komunikacion në pjesën qendrore të qytetit. Se është kështu, tregon dhe fakti se tashmë komunat fqinje po ndjekin të njëjtat procedura për aplikimin e parkimit zonal.

Sa i përket programit zhvillimor për vitin 2015, ku pretendohet që qenka bërë ndryshim radikal, pohojmë se kjo nuk është aspak e vërtet. Nga gjithsej 69 projekte të planifikuara me vlerë 13.884.553 euro, vetëm 6 tërhiqen kurse lista e investimeve plotësohet edhe me 20 projekte të reja për të cilat janë siguruar mjetet financiare brenda kohës dhe vlera aktuale e investimeve ka arritur në 14.144.764 euro.
Parkimi zonal funksionon nga dita e parë në mënyrë ligjore dhe në suaza të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, dhe këtë do ta dëshmojmë me fakte dhe argumente edhe në Gjykatë. Komuna e Gostivarit njofton opinionin e gjerë se do të ndjek rrugën ligjore për shpifjet e qëllimta dhe aspak të pavërteta nga ana e degës së RDK-së në Gostivar. Drejtësia do ta thotë fjalën e vete.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *