Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Buxheti i rishikuar do ta rrisë varfërinë tek shqiptarët

PDSH: Buxheti i rishikuar do ta rrisë varfërinë tek shqiptarët

29 korrik- Pjesët ku jetojnë shqiptarët anashkalohen dhe për to nuk jepet asnjë denar, ndonëse 1 miliardë euro në buxhet derdhen pikërisht nga shqiptarët që janë në mërgim dhe u ndihmojnë të afërmve të tyre që jetojnë këtu. Por, shteti nuk ua kthen asnjë denar prapa. Nga PDSH-ja akuzuan edhe deputetët e BDI-së se pa pikë turpi vendosën t’i lënë qytetarët pa kushte elementare jetese.

Buxheti i ri i rishikuar do ta rrisë më shumë mjerimin dhe varfërimin te shqiptarët. Kështu akuzuan nga PDSH-ja opozitare, duke thënë se buxheti nuk ka komponent zhvillimor, e përveç kësaj, as që do të mundësojë zhvillim të barabartë rajonal. Pjesët ku jetojnë shqiptarët anashkalohen dhe për to nuk jepet asnjë denar, ndonëse 1 miliardë euro në buxhet derdhen pikërisht nga shqiptarët që janë në mërgim dhe u ndihmojnë të afërmve të tyre që jetojnë këtu. Por, shteti nuk ua kthen asnjë denar prapa. Nga PDSH-ja akuzuan edhe deputetët e BDI-së se pa pikë turpi vendosën t’i lënë qytetarët pa kushte elementare jetese.

PDSH-ja kishte dorëzuar 219 amendamente për buxhetin, por prej tyre u prnuar vetëm 1. 218 amendamentet e tjera u hodhën poshtë nga ministri i financave, Zoran Stavreski. Propozim-rishikimi i buxhetit iu dorëzua Qeverisë, deh së shpejti do të dërgohet në kuvend për votim.

“Në 6 ditët e kaluara, nëpërmjet 219 amendamenteve të PDSH-së për rebalancin e buxhetit, shqiptarët kishin mundësi të shohin qartë e me fakte diskriminimin që ju bëhet në aspektin ekonomike, infrastrukturor, shëndetësor, kulturor, arsimor, mos hapja e vendeve te reja të punës etj. Diskriminim në baza etnike që pa përjashtim prek çdo sferë të jetës së tyre, diskriminim që u bën kjo qeveri e BDI-së me partnerin e saj VMRO-DPMNE.

Edhe rebalanci, si çdo buxhet dhe rebalanc tjetër që miratohen nga ana e BDI-së, vazhdojnë të jenë fatkëqija e shqiptarëve, sepse BDI përmes edhe këtij rebalanci shton varfërinë dhe mjerimin te shqiptarët. Edhe me këtë rebalanc shkelet e drejta e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze.

Ta shohësh çdo ditë para vetes popullin tënd se si i merret djersa, gjaku dhe kafshata e gojës, e të mos e çash kokën fare, të heshtësh e të përkrahësh këtë përdhosje ndaj popullit tënd siç bënë deputetët e BDI-së për aq ditë sa zgjati debati për rebalancin e buxhetit, kjo është nënshtrim dhe tradhti.

BDI edhe sivjet për shqiptarët, nuk e hapi gojën fare. BDI kësaj radhe përzgjodhi Stavreskin i cili foli me gojën e z.Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, Abdylaqimit dhe ministrave të tjerë të Qeverisë dhe me aminin në heshtje të deputetëve të BDI-së që mërziteshin edhe të vinin në sallë, u tha jo çdo projekti që PDSH kërkoi për shqiptarët. Kjo është edhe një dëshmi që z.Ali Ahmeti bashkë me ministrat e tij janë të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

BDI vendosi që ti lërë pa ujë Likovën, Tetovën, Zajasin,Gostivarin e Strugën. Vendosi që Çairin ta lërë si geto me gropa e lloç, Dibrën e Cërnilishten ti lërë me rrugë të shkatërruar, Sarajin, Studenicanin, Haraçinën, Vrapcishtin, Colopekun, Tearcën, Bogovinjen e Zhelinën, ti lërë pa perspektivë ekonomike me rritje të varfërisë. Buxheti reflekton politikat ekonomike dhe zhvillimore të një shteti dhe si i tillë ai nuk guxon të jetë diskriminues.

Në fund, PDSH do të vazhdojë të kërkojë ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit dhe mekanizmave ligjore që garanton këtë ndarje të drejtë”, tha Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *