Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski: Partitë shqiptare vetëm dekor në bisedime, askush nuk i pyet

Pendarovski: Partitë shqiptare vetëm dekor në bisedime, askush nuk i pyet

8 korrik-Ai më tej ka shtuar se në këtë fazë të bisedimeve nuk është prioritet emri, por dalja nga kriza të cilën e shkaktoi afera e përgjimeve, ku kryeministri Gruevski dëgjohet në audio-regjistrimet se si ka manipuluar me zgjedhjet, gjykatat, mediat dhe çështje të tjera.

Këshilltari i ish dy presidentëve të Maqedonisë, Stevo Pendarovski ka adresuar kritika të ashpra ndaj partive shqiptare në vend. Sipas tij, subjektet politike shqiptare nuk kanë asnjë peshë në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike që mbahet nën mbikëqyrjen e Evrokomesarit Johanes Han, raporton Zhurnal.

Pendarovski është decid, se BDI dhe PDSH janë defaktorizuar dhe dëshirojnë që përmes një teme të konsumuar siç është çështja e emrit të kthehen në faktor në bisedime. Ai thotë se një gjë është e qartë se këto dy parti politike janë dekor në bisedime dhe nuk vendosin për asgjë.

“Tentimi i partive politike shqiptare që çështja e emrit të diskutohet në agjendën e bisedimeve për daljen nga kriza është vetëm një tentim që këta parti të faktorizohen në skenën politike. Gjatë muajve të kaluar partitë shqiptare edhe pse formalisht ishin prezente në bisedime atra nuk kishin kurrfarë relevance politike. Objektivisht nëse shikohet mund të thuhet se janë vetëm dekor në bisedime”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Ai më tej ka shtuar se në këtë fazë të bisedimeve nuk është prioritet emri, por dalja nga kriza të cilën e shkaktoi afera e përgjimeve, ku kryeministri Gruevski dëgjohet në audio-regjistrimet se si ka manipuluar me zgjedhjet, gjykatat, mediat dhe çështje të tjera.

Pendarovski thotë se është e pamundur që Gruevski ta zgjidh çështjen e emrit, duke theksuar se kryeministri nuk është I gatshëm të zgjidh krizën momentale politike.

“Maqedonia gjendet në një krizë të thellë politike që kur ekziston si shtet i pavarur. Gjendemi në një agoni politike. Kemi krizë të demokracisë të shkaktuar nga pushteti jodemokratik i kryeministrit. Mendoj se në këtë moment nuk ka asnjë nevojë që në bisedime të diskutohet për çështjen e emrit e cila nuk ka asgjë të përbashkët me negociatat që mbahen mes katër liderëve politik”, ka deklaruar Pendarovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *