Home / Lajme / Maqedoni / Për cilët ministra dhe deputetë Zoran Zaev posedon “bomba” romantike?!

Për cilët ministra dhe deputetë Zoran Zaev posedon “bomba” romantike?!

10 korrik-“Do të veprojmë me të gjitha mjetet demokratike gjatë verës, do të publikojmë materiale të reja nga ‘E vërteta për Maqedoninë’, ndërsa me ardhjen e vjeshtës presim që e gjithë kjo të intensifikohet”, ka deklaruar Zaev për “Kapital”.

Në mesin e bombave që i posedon opozita, ka edhe biseda të gjëra dhe të gjata ku ministra/e, deputetë/e dhe funksionarë tjerë të lartë të pushtetit, zhvillojnë biseda romantike mes veti përmes telefonit. Burime partiake thonë për “lajmpress.com” se pas shpalljes së bisedimeve për dalje nga kriza si të pasuksesshme, LSDM po mendon që t’i publikojë edhe këto biseda.

“Disa biseda janë vërtetë romantike, mirëpo disa janë goxha të nxehta. Disa zgjasin nga 5-10 minuta, mirëpo disa zgjasin më shumë se 45 minuta. Të involvuarit në bombat romantike janë nga radhët e disa partive në pushtet, por shquhen funksionarë të një partie konkrete”, thonë për “Lajm” burime partiake duke i treguar edhe emrat e disa funksionarëve që kanë bërë “dashuri përmes telit”, por duke na lutur që tani për tani të mos i publikojmë ato emra.

Poashtu thuhet se ekziston një bombë ku flasin dy funksionarë të një partie në pushtet, me ç’rast gjatë bisedës njëri thotë se është rrugës duke shkuar për “shvaleraj” në Greqi. Burimet tona thonë se kjo bisedë daton nga viti 2011 ose më herët.

Ndryshe Zaev edhe njëherë ka paralajmëruar se LSDM së shpejti do të vazhdojë publikimin e ‘bombave’ të reja.

“Do të veprojmë me të gjitha mjetet demokratike gjatë verës, do të publikojmë materiale të reja nga ‘E vërteta për Maqedoninë’, ndërsa me ardhjen e vjeshtës presim që e gjithë kjo të intensifikohet”, ka deklaruar Zaev për “Kapital”.

Kjo ka qenë përgjigja e tij në pyetjen se si do të veproj LSDM-ja më tutje, pasi që dje publikoi se bisedimet me Gruvskin janë të pasuksesshme.

Pritjet e Zaevit nga vizita e ndihmës sekretares Amerikane- Viktoija Nuland më 13 të këtij muaji janë të matura.

“Bashkësia ndërkombëtare është miqësisht e orientuar ndaj nesh. Çdo propozim i mirë është i mirëseardhur. Nëse ka propozim të mirë, me siguri se do të merret parasysh”, thotë lideri i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *