Home / Lajme / Maqedoni / Përforcohet kapaciteti i Spitalit të Tetovës

Përforcohet kapaciteti i Spitalit të Tetovës

8 korrik-Në pjesën e otorinaringologjisë janë krijuar 388 udhëzime drejt Klinikave të Shkupit, ndërsa në pjesën e gastroenetrohepatologjisë për çka janë krijuar 342 udhëzime do të vendoset metodë e anoskopisë diagnostike për çka do të trajnohen mjekë

Ministria e Shëndetësisë e fillon përforcimin e kapacitetit të Spitalit klinik të Tetovës në pjesën e kardiologjisë, dermatovenerologjisë, otorinolaringologjisë dhe gastroenerohepatologjisë. Që të zvogëlohet numri i pacientëve të dërguar në klinikat e Shkupit, Ministria filloi projekt për rritje të Spitalit të Tetovës, Manastirit dhe Shtipit në qendra rajonale.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, sot në konferecën për shtyp theksoi se qëllimi është afrimi i një numri sa më të madh të mundur të shërbimeve shëndetësore deri te qytetarët në vendbanimin e tyre, si dhe reduktim të udhëzimeve drejt klinikave në Shkup të cilët ishin të stërngarkuara dhe mund kanë mundur t’iu kushtohen rasteve serioze.

Pret që projekti të japë rezultat për një vit dhe se kjo është zgjidhje për tejkalim të gjendjes së këtillë.

“Analiza e nevojave nga përforcimi i specialiteteve në spitale bëhet në bazë të të dhënave nga sistemi Termi im, të cilat treguan se gjatë gjashtë muajve të kaluar nga fillimi i vitit janë krijuar gjithsej 5.616 udhëzime drejt klinikave të Shkupit dhe Spitalit të përgjithshëm të qytetit, që do të thotë në mesatare mbi 10.000 udhëzime në vit. Vetëm në sferat në të cilat përqëndrohemi me këtë praktikë janë krijuar gjithsej 1.684 udhëzime dhe për këtë arsye në kuadër të Spitalit të Tetovës janë përqëndruar në këto katër specialitete”, tha Todorov.

Sipas tij, ajo që e nxiti Ministrinë që ta realizojë këtë projekt është që një specialist për shembull i otorinolaringologjisë është edhe ai në Tetovë dhe ai në Shkup dhe pse ai në Shkup të mund ta punojë këtë gjë, e ai në Tetovë të mos mundet. “Edhe njëri edhe tjetri janë specialistë. Së bashku kanë studiuar dhe specializuar në pjesën më të madhe të klinikave të Shkupit dhe nuk shohim kurrfarë arsye se pse nuk munden të japin shërbim shëndetësor në ato qytete dhe pa nevojë dërgohen jashtë vendlindje ssë tyre”, shtoi Todorov.

Shpjegoi se në Spitalin e Tetovës tani ka pothuajse gjithçka në sferën e kardiologjisë dhe se do të duhet të mund të kujdesen për të gjithë pacientët atje dhe t’u jepet shërbimi shëndetësor.

Informoi se në pjesën e kardiologjisë, në të cilën në gjashtë muajt e kaluar nga Tetova janë krijuar 459 udhëzime, do të furnizohen pajisje plotësuese për sallë angjiografike, do të formohet edhe kabinet i ri për hipertension, ndërsa profesionalisht do të ripërsoset edhe kuadri.

Përforcim të veprimtarisë dermatovenerologjia do të ballafaqohet me fillimin të praktikës së teledermoskopisë. Në këtë pjesë do të zgjerohet edhe sfera e alergologjisë, gjegjësisht do të bëhen teste themelore alergologjike. Në këtë sferë për gjashtë muaj janë dërguar 495 udhëzime.

Në pjesën e otorinaringologjisë janë krijuar 388 udhëzime drejt Klinikave të Shkupit, ndërsa në pjesën e gastroenetrohepatologjisë për çka janë krijuar 342 udhëzime do të vendoset metodë e anoskopisë diagnostike për çka do të trajnohen mjekë.

Otorinoolaringoskopia do të përforcohet me furnizim të pajisjes shtesë për përsosje të operacioneve të veshit, hundës dhe fytit (mirksoskop operativ, sete operative, set për mikrolaringoskopi, ndërsa në bashkëpunim me Klinikën për veshë, hundë dhe fytë është paraparë edukim në kohëzgjatje prej 3 – 6 muaj për ripërsosje të mjekëve për këto operacione, si dhe për ripërsosje të disa procedurave diagnostike.

Todorov informoi se me projektin Klnikë e disperzuar do të mundësohet edhe një mjek specialist nga klinikat në Shkup që të punojë gjatë disa ditëve me pacientë në spitalin në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *