Home / Lajme / Maqedoni / Përkrahësit e Labënishtit: BDI mos të manipulojë, Asani anëtar i tyre

Përkrahësit e Labënishtit: BDI mos të manipulojë, Asani anëtar i tyre

27 korrik-Arben Labënishti ishte kandidat për kryetar të degës së Strugës disa muaj më parë, mirëpo dy muaj më parë u tërhoq nga gara, por edhe nga funksionet si anëtar kryesie dhe zëvendësministër i mbrojtjes, duke parë misionet dhe ndikimet e fuqishme partiake.

Përkrahës të Arben Labënishtit, ish-anëtarit të dorëhequr nga kryesia e BDI-së nga Struga kanë shkruar tek INA se Argëtim Asani ka qenë një nga njerëzit e fuqishëm në degën e BDI-së, por edhe lidhjet e tij me instancat më të larta partiake.

Arben Labënishti ishte kandidat për kryetar të degës së Strugës disa muaj më parë, mirëpo dy muaj më parë u tërhoq nga gara, por edhe nga funksionet si anëtar kryesie dhe zëvendësministër i mbrojtjes, duke parë misionet dhe ndikimet e fuqishme partiake.

“Ne shprehim habi se si BDI thotë se Asani nuk ka qenë anëtar i saj. Po ai ishte figura kyçe në BDI-në e Strugës. Njeriu shumë i fuqishëm që kishte lidhje edhe me kreun partiak. Ai person për një periudhë të shkurtër kishte krijuar lidhjet e tij me zyrtarët më të lartë të BDI-së. Ate e ke gjetur në shtabin e BDI-së, nëpër forumet e ndryshme partiake dhe se ai bënte betejën për BDI-në, sidomos viteve të fundit”, theksuan për INA, përkrahës të Arben Labënishtit.

Një incident mes përkrahësve të Labënishtit dhe në anën tjetër Ramiz Merkos kishte ndodhur nga mesi i vitit të kaluar, ku ishte përfshirë edhe i ndjeri Argëtim Asani. Incidenti ndërpartiak ishte konfirmuar edhe nga vetë Merko, por edhe Asani, dhe pikërisht kjo kishte të bënte me zgjedhjen e kryetarit të BDI-së. Merko atëkohë Asanin e quajti aktivistë të partisë së tij. Disa orë pas vrasjes së Asanit, BDI doli në media duke thënë se ai nuk ishte anëtar i tyre, por nga DR.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *