Home / Lajme / Maqedoni / Përleshje mes 4 personave tek liqeni në Tiranë, plagoset rëndë 29-vjecari

Përleshje mes 4 personave tek liqeni në Tiranë, plagoset rëndë 29-vjecari

9 korrik-Policia ka thene se Ardian Nuredini dhe Sovjet Nuredini, si dhe shtetasi me inicialet Z.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar barbarisht me sende të forta 29-vjeçarin, G.Z., banues po në Tiranë.

Kater persona janë konfliktuar mes tyre mbrëmjen e së martës në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë” në zonen prane Liqenit Artificial ne Tiranë. Sipas policisë përleshja mes 4 të rinjve ka qenë e përgjakshme, pasi eshte plagosur rëndë një 29-vjeçar.

Policia ka thene se Ardian Nuredini dhe Sovjet Nuredini, si dhe shtetasi me inicialet Z.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar barbarisht me sende të forta 29-vjeçarin, G.Z., banues po në Tiranë.

Sipas policise, raportohet se 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka bërë arrestimin e Ardian dhe Sovjet Nuredinit, ndërkohë që shpalli në kërkim shtetasin Z.M. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *