Home / Lajme / Maqedoni / Përmirësohet kualiteti i ujit të pijshëm në Tetovë

Përmirësohet kualiteti i ujit të pijshëm në Tetovë

21 korrik- “Mostrat e ujit në ujësjellësin e Tetovës tregojnë se uji është i mirë në aspektin fizik, kimik dhe bakteriologjik, ndrërsa 15 përqind e numrit të mostrave të marrë nga vendbanimet rurale kanë treguar parregullësi bakteriologjike të ujit për pije, por vetëm në ato vende ku sistemi i ujit nuk menaxhohet nga ana e pushtit lokal por nga ana e vetë banorëve ”, tha Davidovski.

Banorët e komunës së Tetovës dhe komunave rurale edhe këtë vit konsumojnë ujë cilësorë dhe kualitativ ndërsa përmirësimi i ujit i referohet gjithnjë e më shumë kujdesit që tregojnë autoritetet ndaj ujit. Kështu të paktën tregojnë analizat që kryen Qendra për Shëndet Publik në tetovë, ndonës enë shumë raste ata paguhe vetëm pëe analiza megjithatë sipas mjekëve në këtë qendër ata bëjnë analiza vetanake me qëllim që të ruajnë dhe mbrojnë shëndetin e qytetatarëve.Kësisoji raporti i gjysmë vjetorit për cilësinë e ujit të pijshëm në Tetovë dhe rrethinë që e realizon Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, tregon rezultate më të mira në krahasim me vitet paraprake, raporton Tv Koha. Sipas specialistit për higjienë, Ratko Davidovski, kjo më shumë ka të bëjë me themelimin e ndërmarrjeve publike komunale në komunat rurale. Sipas tij, tashmë në komunat rurale këta ndërmarrje kanë marrë përsipër kujdesin për ujin e pijshëm dhe mirëmbajtjen e ujësjellësve. “Krahas kushteve klimatike poashtu edhe faktori njeri ka pjesë në përbërjen e cilësisë së ujit, siç janë kujdesi ndaj ujit, kaptazhet, rrjeti i ujësjellësit, dezinfektimi i ujit dhe kushtet hidrometeorologjike e kanë bërë të veten pasi që kemi sasi të madhe të ujrave nëntokësorë dhe nuk ndihet mungesë e ujit. Edhe gjatë kuartalit të dytë të këtij viti, kemi analiza të mira të ujit”, tha mjeku Davidovski. Gjatë gjashtë muajve të kaluar, Qendra për Shëndet Publik në Tetovë ka analizuar 425 mostra të ujit për pije në Tetovë dhe rrethinë në 25 vende në teren. “Mostrat e ujit në ujësjellësin e Tetovës tregojnë se uji është i mirë në aspektin fizik, kimik dhe bakteriologjik, ndrërsa 15 përqind e numrit të mostrave të marrë nga vendbanimet rurale kanë treguar parregullësi bakteriologjike të ujit për pije, por vetëm në ato vende ku sistemi i ujit nuk menaxhohet nga ana e pushtit lokal por nga ana e vetë banorëve ”, tha Davidovski, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *