Home / Lajme / Maqedoni / Peshevski: Hahn nuk ka informacion të saktë për rritjen ekonomike

Peshevski: Hahn nuk ka informacion të saktë për rritjen ekonomike

9 korrik-Peshevski tha se ata presin që ekonomia e Maqedonisë këtë vit të ketë rritje dhe të bëhet një nga më të lartat në Evropë. Ai tha se parashikimet tregojnë një korrigjim të vogël në rënie, por përafërsisht nuk mund të thuhet se nuk do të ketë rritje.

Komisioneri Hahn ndoshta nuk ka në dispozicionin e tij të dhënat e sakta në këtë pikë, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, kur u pyet – si e interpretoni vlerësimin e Komisionerit Johannes Hahn, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rritja ekonomike në Maqedoni se sa pritej prej katër për qind aktualisht është zero për qind, transmeton TetovaSot.

Peshevski tha se ata presin që ekonomia e Maqedonisë këtë vit të ketë rritje dhe të bëhet një nga më të lartat në Evropë. Ai tha se parashikimet tregojnë një korrigjim të vogël në rënie, por përafërsisht nuk mund të thuhet se nuk do të ketë rritje.

Në intervistën e Hahn ndër të tjera ai tha se situata ekonomike në Maqedoni është përkeqësuar. Rritja e pritshme ekonomike prej 4 për qind tani është të paktën zero, nëse jo nën zero. Papunësia është rreth 30 për qind, tha Hahn

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *