Home / Lajme / Maqedoni / Pezullohet nga 1 gushti, ligji për honorarët

Pezullohet nga 1 gushti, ligji për honorarët

29 korirk-Stavreski mohon që ligji i cili ishte kontrovers dhe shkaktoi një varg të reagimeve negative, u pezullua për shkak të krizës politike dhe zgjedhjeve të ardhshme.

Nga 1 gushti, pezullohet ligji me të cilin punëtorët honorarë ishin të detyruar të paguanin kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional. Një gjë e tillë u vendos mbrëmë nga Qeveria, dhe masa e tillë u vendos menjëherë në rend dite, në seancë plenare.

“Ky është vendim që do të hyjë në fuqi prej 1 gushti dhe të gjitha pagesat që do të bëhen pas 1 gushtit, nuk ka obligim të llogariten dhe qytetarët të paguajnë kontributet për kontrata autoriale. Mbetet obligimi për tatim personal”, tha Zoran Stavreski, ministër i financave.

Tani për tani, nuk dihet nëse do të mbetet mundësia që kontributet të paguhet vullnetarisht. Sipas Stavreskit, ligji pezullohet pasi të ardhurat prej zbatimit të tij paskan qenë të vogla, vetëm 4 milion euro në vit, dhe për shkak se masat e tjera të Qeverisë e përjashtuar nevojën për një ligj të tillë.

“Kishte masa plotësuese të Qeverisë që mundësuan të zgjidheshin një pjesë e çështjeve që ishin arsye për miratimin e këtyre ligjeve, pasi këto ligje, të përkujtoj, u miratuan që vitin e kaluar nga mesi i vitit 2014. Kështu, këto janë arsyet dhe nuk ka kurrfarë lidhje me planifikimet buxhetore”, u shpreh Zoran Stavreski, ministër i financave.

Stavreski mohon që ligji i cili ishte kontrovers dhe shkaktoi një varg të reagimeve negative, u pezullua për shkak të krizës politike dhe zgjedhjeve të ardhshme.

“Jemi të hapur dhe në këtë rast, jemi transparent dhe kemi vesh për opinionin kur një situatë e caktuar krijon pakënaqësi te një numër i madh personash”, deklaroi Zoran Stavreski, Ministër i financave.

Para një viti, Qeveria miratoi ligjin për kontribute shtesë për punëtorët honorarë, pas të cilës kishte një varg protestash të organizatave joqeveritare dhe sindikaliste. Ato paralajmëruan se ligji i ri ishte një goditje shtesë ndaj standardit të qytetarëve. Një pjesë e opinionit paralajmëroi se për shkak të taksave të rritura do të ulet fuqia blerëse e mbi 100 mijë qytetarëve, gjë e cila mund të ndikojë në mbledhjen e tatimit të vlerës së shtuar. Sipas të dhënave të FMN-së, brenda 6 muajve të parë, qeveria ka mbledhur 10 deri në 15% më pak TVSH nga ajo që është planifikuar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *