Home / Lajme / Rajon / Pishina e Gërmisë nuk mbyllet, vazhdon të jetë në dispozicion të qytetarëve

Pishina e Gërmisë nuk mbyllet, vazhdon të jetë në dispozicion të qytetarëve

16 korrik-“Vetëm ditën e premte për festën e Fitër Bajramit, pishina e Gërmisë do të jetë në pushim, ndërsa në ditët tjera ajo do të punojë duke ju ofruar shërbime cilësore të gjithë vizitorëve të saj”, ka thënë ai

Pishina e Gërmisë do ta ketë pushim vetën në ditën e parë të Fitër Bajramit, ndërkaq sot e ditëve tjera do të jetë e hapur për qytetarët.

Lajmin për mbylljen e saj e demantoi për Telegrafin ushtruesi i detyrës në kompaninë për Sport e Marketing, Emrush Hyseni.

“Vetëm ditën e premte për festën e Fitër Bajramit, pishina e Gërmisë do të jetë në pushim, ndërsa në ditët tjera ajo do të punojë duke ju ofruar shërbime cilësore të gjithë vizitorëve të saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, pishina e Gërmisë ka një fluks vizitorësh, të cilët nga ditë në ditë po shtohet.

Ndryshe, këtë vit kjo pishinë ofron më tepër pastërti, ndërsa thellësia nuk kalon më tepër se 1.90 metra, për dallim prej viteve të kaluara ku thellësia ka qenë deri në 4 metra.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *