Home / Lajme / Rajon / Policia Ushtarake shqiptare në gatishmëri kundër Rusisë

Policia Ushtarake shqiptare në gatishmëri kundër Rusisë

1 korrik-Një togë prej 30 vajzash e djemsh të Policisë Ushtarake, e pajisur me armatim dhe mjete taktike të standardeve të NATO, në datat 1 – 19 Korrik 2015 do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të NATO të koduar “Platinium Lion 15 – 03”, e cila do të zhvillohet në Qendrën Stërvitore Amerikano – Bullgare në “Novo Selo” Sliven

Ministria e Mbrojtjes bënte të ditur sot se në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga urdhrat e ministrit të Mbrojtjes, në kuadër të kontributit të FARSH në misionet e drejtuara nga NATO dhe hapat që Aleanca po ndërmerr për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse për masat e sigurisë, një togë prej 30 vajzash e djemsh të Policisë Ushtarake, e pajisur me armatim dhe mjete taktike të standardeve të NATO, në datat 1 – 19 Korrik 2015 do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të NATO të koduar “Platinium Lion 15 – 03”, e cila do të zhvillohet në Qendrën Stërvitore Amerikano – Bullgare në “Novo Selo” Sliven, Bullgari, me pjesëmarrjen e trupave ushtarake amerikane, bullgare, rumune dhe shqiptare.

Ministria theksonte se pjesëmarrja në këtë aktivitet ka të bëjë me konkretizimin e një prej vendimeve shumë të rëndësishëm që Aleanca mori në shtatorin e vitit që shkoi në Samitin e Uellsit, atë të miratimit të Planit të Veprimit “Gatishmëria për të rritur kohën e përgjigjes së Aleancës në sfidat e reja të sigurisë”.

pas mësymjeve të Putinit të Lindje të Ukrainës dhe luftës së rebelëve filo-rusë ndaj qeverisë së Kievit./mapo

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *