Home / Lajme / Rajon / Policia zvicerane e arreston gabimisht ish pjestarin e UÇK-së dhe e fyen duke e quajtur kriminel

Policia zvicerane e arreston gabimisht ish pjestarin e UÇK-së dhe e fyen duke e quajtur kriminel

5 korrik-Shqiptarit i vihen prangat edhe një kapuç para se të transferohet në makinën e policëve. Mbas një udhëtimi që zgjati rreth dhjetë minuta, Xhaviti dëgjoi një zë. Ishte njëri prej policëve që i nervozuar tha: “Nuk është njeriu i duhur”.

Një sipërmarrës shqiptar në Kantonin Vaud është ndaluar gabimisht nga tri patrulla të policisë kantonale që mendonin se mbanin në duart e tyre një kriminel të rrezikshëm…

“Isha i terrorizuar!”

“Dikush më i brishtë se unë mund të kishte pësuar një krizë kardiake. Ndihem i turpëruar dhe i traumatizuar. Për shkak të kësaj ngjarjeje nuk mund të fle, por as të punoj. Sigurisht që do të ankohem, shprehet tridhjetëvjeçari Xhavit Xhaviti, ishn pjestar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare(UÇK), i cili jeton prej disa vitesh në Zvicër.

Shqiptari nga Maqedonia, shef i një kompanie ndërtimi në Oron-La-Ville, nuk është gati t’ia falë arrestimin e tij të gabuar policisë voduaze.

“10 armë zjarri të drejtuara mbi mua”

Të mërkurën, Xhavit Xhaviti në bord të një BMW-je të bardhë po drejtohej drejt Renens, ku kishte takim për një vend ndërtimi. “Papritmas, tri makina civile u shfaqën para meje. Prej tyre dolën dhjetë veta me pistoletat e drejtuara mbi mua. Më thanë “Policia, mos lëvizni ; duart lart”, dëshmon tridhjetëvjeçari. “U frikësova shumë, nuk e prisja. Ndjenja ishte akoma më e keqe se 11 muajt që i kalova duke luftuar forcat maqedonase, më 2001″.

Shqiptarit i vihen prangat edhe një kapuç para se të transferohet në makinën e policëve. Mbas një udhëtimi që zgjati rreth dhjetë minuta, Xhaviti dëgjoi një zë. Ishte njëri prej policëve që i nervozuar tha: “Nuk është njeriu i duhur”.

Pak më vonë, në qeli i heqin kapuçin edhe i kryejnë një kontroll trupor. “Nuk m’u ofrua as një gotë ujë, sado që bënte vapë e madhe; kërkova të shkoj në tualet për të pirë ujë”, tregon sipërmarrësi i zemëruar. “Mirupafshim, dhe na falni”, i thotë një oficer duke qeshur edhe i zgjati çelësat e makinës edhe rrobat.

Xhaviti kuptoi që kishte qenë në stacionin e xhandarmërisë së Blécherette vetëm kur u ndodh jashtë.

Një gabim i jashtëzakonshëm

“Makina korrespondonte me një mjet transporti që kërkohej për një çështje gjyqësore të rëndësishme”, shpjegon Jean-Christophe Sauterel, shef i komunikimeve të policisë kantonale. Ai thekson se bëhet fjalë për një gabim “të veçantë”. Arrestimi u krye në mënyrë proporcionale, pa dhunë apo lëndime. Zoti Xhaviti është treguar shumë i qetë dhe bashkëpunues. Por mjafton t’i hedhësh një sy të kaluarës së tij prej krimineli, për të kuptuar se s’ka mundësi që të ndihet i traumatizuar. Të citoj këtu vitin ku ai ka luftuar në Maqedoni, “i armatosur me një Kallashnikov, kundër policisë lokale”, shton zoti Sauterel.

Avokati i Xhavitit, zoti Olivier Boschetti, shpreh keqardhje: “Policia voduaze nuk del e nderuar me konsiderata të tilla. Është për të ardhur keq; ajo duhet të mbajë një profil të ulët dhe jo të nxjerrë në pah ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje”./albinfo.ch/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *