Home / Lajme / Maqedoni / PPD:BDI synon ta s falimentojë USHT-në në Tetovë

PPD:BDI synon ta s falimentojë USHT-në në Tetovë

31 korrik-
PPD është e bindur se me një veprim të tillë BDI synon në fillim ta shkatërrojë dhe falimentojë USHT-në në Tetovë që më vonë ta privatizojë dhe partizojë ashtu siç e privatizoi dhe partizoi në mënyrë kundërligjore Zonën ekonomike të Tetovës.

Partia për Prosperitet Demokratik “befasinë” e shpallur parazgjedhore të BDI-së se kinse Qeveria ka vendosur të themelojë universitet të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup (menjëherë e demantuar nga kuadri i VMRO-së!) e quan një shaka të rregulltë para çdo një prillit që BDI dhe lideri i saj shpesh herë e bëjnë në vigjilje të lloj-lloj zgjedhjeve: të parakohëshme, paskohëshme, lokale etj.

Hipoteza kryesore është se spin doktorët e VMRO-së me gojën e BDI-së e lëshuan në qarkullim këtë spin për të krijuar efekt (edhe përkundër shumë dështimeve kombëtare përfshi këtu edhe buxhetin!) se koalicioni VMRO-BDI i ka agjendë prioritare nevojat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Ky spin , sipas planeve, do të ndikonte të mos bie edhe më tej rejtingu i këtyre partive në sytë e shqiptarëve dhe kështu do t’i fitonin (vjedhnin) edhe njëherë votat e qytetarëve dhe kësisoji qeveritarët e koalicionit BDI-VMRO do t’u iknin ndjekjeve të mundëshme penale për veprat e pretenduara nga afera “bombat” e Zaevit.

Hipoteza tjetër është që kreut të BDI-së Ahmeti, zotërinjtë e tij sy më sy t’ia ketë dhënë një sheqerkë gjel të quajtur universitet, për ta lëpirë para zgjedhësve (të cilët gjithnjë u besojnë rrenave të Aliut) në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare si dekoratë për besnikërinë e tij gjatë negociatave me Komisarin për zgjërim Hahn.

Dhe hipoteza e tretë është se tepër i kënaqur që në periudhën e sundimit të klanit familjar, ashtu siç flitet , USHT në Tetovë mbolli, rriti, edukoi, diplomoi, doktori dhe punësoi qindra e qindra “pionerë”, komandantë e aktivistë të devotshëm partiak, Aliu vendosi të themelojë edhe një universitet partiak në Shkup edhe pse aty ka degë të disperzuara të USHt-së.

Se BDI kurrë nuk e ka çarë kokën për themelim të universiteteve në gjuhën shqipe flet edhe rrëfimi i përsëritur televiziv i ish presidentit Cërvenkovski se BDI asnjëherë prej tij nuk ka kërkuar legalizim të USHT-së por se këtë gjest ai e ka bërë vetë nga vullneti i tij.

BDI me këtë dëshiron të blejë edhe një “bafçallëk” për prodhim serik të kuadrove partiake dhe terren më të mirë kësaj rradhe e zgjodhi Shkupin e varfëruar deri në paskaj dhe me vite të sunduar nga bejlerë e agallarë partiakë në jarani të ngushtë me Mijallkovin.

PPD është e bindur se me një veprim të tillë BDI synon në fillim ta shkatërrojë dhe falimentojë USHT-në në Tetovë që më vonë ta privatizojë dhe partizojë ashtu siç e privatizoi dhe partizoi në mënyrë kundërligjore Zonën ekonomike të Tetovës.

PPD konsideron se sygjerimi i arsimdashësve shqiptarë në Maqedoni drejtuar BDI-së do të ishte që në vend të krijimit edhe të një institucioni për prodhim të diplomave të pavlera, ajo do të duhej të angazhohet që rritja e cilësisë së mësimdhënies ta rradhit USHT-në, nëse jo më lartë, diku afër “Shën Kirilit” në Shkup ose madje edhe afër UEJL.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *