Home / Lajme / Maqedoni / Projekti “Ditët e hapura të Fondit për sigurim shëndetësor” vazhdon edhe gjatë sezonit veror

Projekti “Ditët e hapura të Fondit për sigurim shëndetësor” vazhdon edhe gjatë sezonit veror

20 korrik-
Fondi apelon tek të gjithë të siguruarit se të gjitha infromacionet mund t’i gjejnë në web faqen e Fondit www.fzo.org.mk, në rrjetin social facebook, të drejtohen tek njësitë rajonale të Fondit, të lajmërohen në numrin e telefonit pa pagesë 0800 33 222 çdo ditë pune prej orës 8:30 deri 20:00 ose nëpërmjet e-mail adresës info@fzo.org.mk, njoftojnë nga FSSHM

Shkaku i interesimit të madh që shfaqin qytetarët për t’u informuar rreth të drejtave të tyre për sigurim shëndetësor, projekti “Ditët e hapura të FSSHM-së” do të vazhdojë të realizohet edhe gjatë sezonit veror. Çdo të Enjte në periudhën kohore prej orës 10:00 deri 15:00 do të jenë të hapura dyert e 30 njesive rajonale të Fondit, për të gjithë qytetarët.

Të siguruarit do të kenë mundësinë të informohen për mënyrën se si t’a realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor, për risinë sa i përket pushimit të lindjes, për procedurën e thjeshtësuar të riregjistrimit për personat e pa punë, për realizimin e të drejtës për In Vitro, për pajisjet ortopedike, për refundimin e shërbimeve shëndetësore dhe barnave, si dhe rreth pagesës së vërtetimeve mjekësore që shërbejnë si dëshmi për në institucionet parashkollore (çerdhe), dhe shkolla.

Deri më tani, rreth 50.000 qytetarë kanë shprehur interesim për të ardhur në njësitë rajonale dhe për t’u informuar rreth punës/shërbimeve që janë nën kompetencat e Fondit. Ato kanë shprehur kënaqësinë e tyre sa u përket shërbimeve efikase të Fondit, procedurave më të shpejta të përpunimit të lëndëve për refundim, kohës më të shkurtër për pagesat e pushimeve të lindjes dhe pushimeve mjekësore, si dhe mundësinë e shumë shërbimeve të reja elektronike. Qëllimi i këtij projekti është rritja e nivelit të informimit tek qytetarët, që në mënyrë aktive ti realizojnë të drejtat e sigurimit shëndetësor.

Fondi apelon tek të gjithë të siguruarit se të gjitha infromacionet mund t’i gjejnë në web faqen e Fondit www.fzo.org.mk, në rrjetin social facebook, të drejtohen tek njësitë rajonale të Fondit, të lajmërohen në numrin e telefonit pa pagesë 0800 33 222 çdo ditë pune prej orës 8:30 deri 20:00 ose nëpërmjet e-mail adresës info@fzo.org.mk, njoftojnë nga FSSHM

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *