Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria me asistencë ndërkombëtare ka grumbulluar dëshmi për rastin e Kumanovës

Prokuroria me asistencë ndërkombëtare ka grumbulluar dëshmi për rastin e Kumanovës

24 korrik-“Prokuroria ka përfunduar edhe procedurën për identifikimin e të dyshuarve, të cilën e realizoi përmes ndihmës ndërkombëtare juridike. Përmes ndihmës ndërkombëtare juridike ka filluar edhe procedura për ekstradimin e njërit nga të dyshuarit si dhe procedura për mbledhjen e dëshmive për këtë lëndë. Është siguruar edhe hetimi kriminalistiko-teknik i provave si dhe gjurmët e mbledhura nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së ekspertizës”, thuhet në kumtesën e prokurorisë publik

Me asistencë ndërkombëtare prokuroria publike pas më shumë se dy muajsh ka njoftuar se ka grumbulluar pjesërisht dëshmitë për rastin e aksionit policor të Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave. Përmes një kumtese ata bënë të ditur, se në këtë drejtim kanë pasur edhe asistencë ndërkombëtare juridike si në identifikimin e të dyshuarve, mbledhjen e dëshmive për lëndën në fjalë si dhe për ekstradimin e njërit nga të dyshuarit. Në linjë telefonike nga prokuroria nuk deshën të precizojnë për çfarë asistence ndërkombëtare juridike bëhet fjalë për shkak të hetimit të rastit.

“Përmes ndihmës ndërkombëtare juridike ka filluar edhe procedura për ekstradimin e njërit nga të dyshuarit si dhe procedura për mbledhjen e dëshmive për këtë lëndë. Është siguruar edhe hetimi kriminalistiko-teknik i provave si dhe gjurmët e mbledhura nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së ekspertizës”, thuhet në kumtesën e prokurorisë publike.

Asistenca ndërkombëtare mund të jetë edhe nga shërbimet e huaja që kanë pasur njohuri se si është përgatitur rasti i Kumanovës dhe kush në të vërtet qëndron pas tij. Kjo edhe nga fakti se pushteti nuk dëshiron hetim të pavarur ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Vetë ministri aktual Çavkov i cili më 9 dhe 10 maj kishte komanduar aksionin në Kumanovë, nga një pozitë tjetër në MPB, kishte kundërshtuar publikisht disa herë nevojën e një hetimi të ri për rastin në fjalë.
Në përplasjen e armatosur në Kumanovë humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte për qëllim ndërmarrjen e sulmeve terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë. Jo zyrtarisht, në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *