Home / Lajme / Maqedoni / Prolongohen punët për në muajin Shtator

Prolongohen punët për në muajin Shtator

1 korrik-Edhe pse punimet për riasfaltimin e rrugës ishin paraparë të fillojnë gjatë muajt Korrik, në takimin mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit, është gjetur gjuhë e përbashkët dhe janë dakorduar që punimet të fillojnë më 1 Shtator.

Kërkesa e përfaqësuesve të kompanive private që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rrugën “Beliçica”, për shtyrjen e punimeve për riasfaltimin e rrugës gjatë muajve Korrik dhe Gusht, për shkak të pengimit në procesin e punës në kohën e pranisë së mërgimtarëve në vendlindje, ka gjetur mirëkuptim nga drejtuesit e Komunës së Gostivarit.

Edhe pse punimet për riasfaltimin e rrugës ishin paraparë të fillojnë gjatë muajt Korrik, në takimin mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit, është gjetur gjuhë e përbashkët dhe janë dakorduar që punimet të fillojnë më 1 Shtator.

Në bisedën me përfaqësuesit e sektorit të biznesit, kryetari Nevzat Bejta deklaroi se: “Kërkesa e tyre është e pranueshme, duke shtuar se edhe investimi i paralajmëruar për riasfaltimin e rrugës shkon në dobi dhe interes të tyre, mirëpo duke dashur që sektori i biznesit të mos pësoi humbje, procesi i punimeve do të prolongohet për në muajin Shtator”.

Pjesa dërmuese e pronarëve të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rrugën “Beliçica”, ishin drejtuar deri tek Komuna e Gostivarit me kërkesën për prolongimin e punimeve. Ato kishin kërkuar takim me kryetarin e Komunës Nevzat Bejta, i cili pranoi realizimin e këtij takimi duke dalur në terren dhe duke dëgjuar kërkesat e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *