Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e pengojnë rrëzimin e garazheve në Vodno

Qytetarët e pengojnë rrëzimin e garazheve në Vodno

7 korrik-Sipas banorëve, kontesti për garazhet në rrugë qorre në Vodno nuk është më vetëm rezistencë lokale. Përveç pronarëve të garazheve dhe fqinjëve, prezent ishin edhe “Mbrojtësit e parqeve”, njerëz të opozitës por edhe banorë të komunës Qendër nga vendet ku në vitet e kaluara u prisnin drutë para ndërtesave.

Qindra qytetarë nuk lejuan të prishen objektet në Vodno ku duhet të kalojë rruga për te parcelat, që sipas LSDM-së, janë blerë nga kryeministri Gruevski. Nëpër turmën e njerëzve arriti të depërtojë vetëm inspektori kompetent i shoqëruar nga policia, por vetëm për të konfirmuar se për momentin nuk ka kushte për prishje. Arsyet për këtë rezistencë sipas banorëve protestues janë të shumta. Për pronarët e garazheve, të cilat më herët janë ndërtuar në tokë shtetërore, problemi është se nuk kanë marrë vendim përkatës, por edhe përgjigje zyrtare me të cilën iu refuzohet kërkesa për legalizim. Fqinjët dhe njerëzit e tjerë të grumbulluar thonë se janë kundër prerjes së re në Vodno, në emër të interesave të biznesit të garniturës qeverisëse.

Sipas banorëve, kontesti për garazhet në rrugë qorre në Vodno nuk është më vetëm rezistencë lokale. Përveç pronarëve të garazheve dhe fqinjëve, prezent ishin edhe “Mbrojtësit e parqeve”, njerëz të opozitës por edhe banorë të komunës Qendër nga vendet ku në vitet e kaluara u prisnin drutë para ndërtesave. Menjëherë mbi garazhet kontestuese, gjenden parcelat për të cilat opozita në njërën prej bombave, pohonte se janë të kryeministrit. Gjendja faktike është se pjesën më të madhe të atij trualli e posedon kompania Eksiko, pronësia e së cilës përfundon në Belize. Trualli është blerë si mal ose vresht, por para ndërrimit të pushtetit lokal në Qendër, është shndërruar në tokë ndërtimore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *